Njohje reciproke, pastaj vazhdimi i Dialogut në Bruksel !

Njohje reciproke, pastaj vazhdimi i Dialogut në Bruksel !
Njohje reciproke, pastaj vazhdimi i Dialogut në Bruksel !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 25 June 2022 - 09:46

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Kështu pati deklaruar, edhe kancelari gjerman Olaf Sholtz, kur u takua me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë dhe me presidentin serb në Beograd, më 10 qershor 2022.

Vuçiqi, nuk e njohim Kosovën, por duam marrëveshje, të cilat garantojnë kthimin e Serbisë koloniale në Kosovë !

-Ky është “temsili”  pse palët në konflikt po zhvillojnë Dialog në Bruksel (2011-2022)., jo për njohjen e Kosovës së pavarur, por për ritkhimin gradual të Serbisë koloniale dhe neokoloniale në Kosovë.

Kush e kupton ndryshe këtë objektiv prioritar afatgjatë të Serbisë, do të “therret” sikurse, që janë mashtruar dikur liderët politikë shqiptarë: (1) Ahmet Zogu dhe Esat Pashë Toptani, për shkak të lidhjes së marrëveshjeve me Serbinë e Nikola Pashiqit, i cili më 1924 e ndihmoi Ahmet Zogun për grushtshtet kundër qeverisë demokratike të Fan S.Nolit. Për këtë qëllim Pashiqi nga arka e shtetit serb ia pati dhënë “105 milionë dinarë” Zogut, si dhe  trupat mercenare paramilitare bjellogardiste të Vrangelit.

Po ashtu, Nikola Pashiqi e pati mashtruar edhe Esat Pashë Toptanin, duke nënshkruar “Marrëveshjen e Nishit, më 17 shtator 1914” sipas së cilës parashikohej “krijimi Unionit mes Serbisë dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes së përbashkët, të përfaqësimit diplomatik ndërkombëtar, të financave dhe të doganave etj.”

Alibini ka gjasë historike, që ta ndërprejë “traditën” e mashtrimeve të tradhtarëve shqipfolës me Serbinë

Prandaj, kyreministri i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, së pari të kërkojë nga Vuçiqi dhe nga ndërmjetësueist e BE-së Josep Borrell  dhe Mirsolav Lajçak, shqyrtimin e Marrëveshjes për njohjen reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, pstaj le të shpalohen dhe debatohen marrëveshjet e tjera. Ndryshe, Vuçiqi do ta mashtrojë delegacionin negciues në Bruksel, sepse ashti siç ka deklaruar, Serbia nuk do ta njohë Republikën e Kosovës. –Andaj, pse  dhe, për çfarë arsyeje të lidhen marrëveshje bilaterale me Serbinë në Bruksel?

Për të kuptuar këtë absurd  politik të Vuçiqit, së pari, duhet të mbajmë parasysh historinë e derisotme të marrëdhënieve serbo-shqiptare në Ballkan (1878-2022) se, sa herë Serbia është pajtuar që me palën shqiptare, të lidhë ndonjë traktat a marrëveshje ndërshtetërore, kuptohej se pala shqiptare ishte e dëmuar, duke qenë se këto instrumente juridike dhe politike të marrëvshjeve a traktateve ishin në favorin e interesave nacionale-kolonialiste dhe hegjemoniste serbomëdha.

Prandaj, duhet kuptuar se, politika perfide serbomadhe antishqiptare, që atëherë, e , edhe sot fare nuk ka ndryshuar ndaj Kosovës. Këtë e dëshmoi edhe lidhja e Marrëveshjes së energjisë elektrike mes palëve negociuese në Bruksel, më 21 qershor 2022.  Kjo do të thotë se Serbia është e  kënaqur me arritjen e saj, mbase nuk është në interesin e Kosovës. Pra, edhe njëherë po përsëriisim faktin se, kur Serbia pajtohet për ndonjë çështje me palën negociuese shqiptare (qoftë politike, ekonomike apo tregtare etj.), atëherë, protagonistët e palës shqiptare, thjesht, duhet kuptuar se janë mashtruar keq nga pala serbe.

Ndërkaq, kur pala shqiptare pret të përfundojë ndonjë marrëveshje politike, ekonomike, tregtare, kombëtare a shtetërore  me palën serbe, e kjo nuk pranon ta vërë nënshkrimin e saj, atëherë negociatorët shqiptarë, duhet të binden se marrëveshja a traktati i tyre, është me vlerë dhe, në frymën e interesit nacional, shtetëror dhe në atë ndërkombëtar.

Këtë e dëshmojnë edhe Marrëveshja e Konferencës së Rambujesë (mars 1999), ku  pala negociuese e Slobodan Milosheviqit nuk e nënshkroi, sepse nuk ishte në interesin kolonial, neokolonial, gjeopolitik  dhe shtetëror të Serbisë. Për të njëjtat motive hegjemoniste, pala negociuese e Serbisë e pati refuzuar edhe Marrëvehsjen politike të Marti Ahtisarit (2007), mbase nuk përfillte interesat e politikës së saj pushtuese, agresive dhe gjenocidale.                                                                                                                                                                         

-Hëpërhë ky është “realizmi” i kursit politik dhe diplomatik i Serbisë së presidentit  Aleksandër Vuçiq, se kurrë nuk do ta njohë Republikën e pavarur dhe sovrane. Këtë e përsëriti edhe në takimin me kancelarin gjerman Olaf Soltz, që e pati në Beograd më 10 qershor 2022.

Mirëpo, është jologjikshme dhe absurde kërkesa e tij, që të lidhen “30 marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, të cilat deri më sot nuk janë zbatuar në terren, edhe pse kanë qenë të ratifikuara nga ana e Kuvendit të Kosovës, për shkak se ato me të drejtë i pati bllokuar Lëvizja Vetëvendosje përmes deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës.

-Si  mund të kërkojë presidenti Vuçiq përfundimin e marrëveshjeve qoftë të “mira” apo të “këqia” me palën negociuese shqiptare të Prishtinës, kur botërisht pohon se “kurrë nuk do ta njohë” Republikën e Kosovës?

Ky deklarim i tij mbyll çdo dialog me palën negociuese të Kosovës,-Vërtet, çfarë marrëveshjesh dypalëshe të lidhën me Serbinë kinse në emër të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, kur shteti neokolonial i presidentit Aleksandër Vuçiq nuk e njeh Republikën e Kosovës?!

Dhe, së fundi, nëse Albini nuk kërkon që, së pari të debatohet Marrëveshja për njohjen reciproke, Dialogu i Brukselit, me gjasë do të bjerë në ujë, sepse të gjitha  ato “30” marreveshje të tjera prekin thellë substancën e pavarësisë dhe të sovranitetit të Kosovës (17 shkurt 2008).

Kjo është e vërteta!

Ndërkaq, politika tregtare gjithmonë e ka bërë të veten, i forti gjithmonë ia ka futur të ligut dhe i pasuri fukrasë. Prandaj, politika e varur dhe nënvarur historikisht e ka dëmtuar dhe zvarritur njohjen dhe realizimin e së drejtës së vetëvendosjes, d.m.th. të lirisë dhe të pavarësisë së një populli. Këshu ka ndodhur dhe, ende po ndodh, edhe me poullin e kolonizuar brenda Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Shembull karakteristik është edhe mosliberalizimi i vizave të Kosovës, e cila, edhe pse ishte viktimë e gjenocidit serbmoadh (1989-1999), edhe sot diskriminhet nga disa vendeve të Parlamentit Evropian, i cili më 23 qershor hodhi poshtë kërkesën e  Kosovës për liberalizimin e vizave. Ndërkaq, Serbisë, edhe pse ishte agresore dhe gjenocidale në Kosovë, qysh më 2009 ia njohu liberalizimin e vizave?

-Ja, edhe kësaj i thonë  “drejtësi” me “standarde” të dyfishta për dikë “nënë” e për dikë “njerkë” !?

-Viktima-Kosova sanksionhet pa asnjë arsye, kurse agresori serb shpërblehet  me liberalizimin e vizave, edhe pse ka krye krimet të gjenocidit në Kosovë, ku ka masakruar mbi “11.800 “ civilë shqiptarë të të gjitha moshave (1998-1999).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".