Tash është koha për të menduar e vepruar- shqiptarët në një shtet të bashkuar

Tash është koha për të menduar e vepruar- shqiptarët në një shtet të bashkuar
Tash është koha për të menduar e vepruar- shqiptarët në një shtet të bashkuar

Skender Mulliqi

  • 26 June 2022 - 09:00

Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi

Mirë është që shqiptarët të punojnë në drejtim të bashkimit kombëtar , sepse vetëm bashkimi na faktorizon si popull në Ballkan dhe në Evropë, e deshi dikush apo nuk e deshi. Duhet thënë edhe këtë, së Kosova dhe shqiptarët  po bien pre edhe e rivalitetit  të fuqive të mëdha,  dhe interesave të tyre gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkanin Perëndimor.

 Me  shpresa të mëdha u pritë data 23 qershor, se më në fund edhe Kosova , do ta ketë  liberalizimin e vizave. Zhgënjimi ishte i madh dhe i pa pritur kësaj radhe, sepse patëm premtime që kjo të ndodhë në Bruksel .Refuzimi  për liberalizim të vizave  po thuaj se nuk u  justifikua fare. Kosova  e vogël më një grusht banorësh po mbahet e izoluar shumë padrejtësisht . Mua më duket së ende  disa shtete të BE-së nuk janë liruar nga politikat e vjetra e hileqare ndaj shqiptareve. Franca po i prinë valles në këtë drejtim e pastaj edhe Holanda. Koha po e tregon së Anglia ka vepruar drejtë kur më BREX u largua nga struktura politike  burokratike e  BE-së . Të gjithë në Evropë e pranojnë së Kosova është shteti më properëndimor, e në anën tjetër  po veprojnë kundër Kosovës. Bukur shumë pajtojë me disa mendime së mos të ishim më shumicë të konfeksionit fetar mysliman, moti edhe do të kishim liberalizimin të vizave. Shtrohet pyetja logjike, si është e mundur që Serbia ti përafrohet strukturës të BE-së, kur dihet së ky shtet shkaktoj luftë më përmasa të gjenocidit më rastin e shpërbërjes të ish-Jugosllavisë. Liberalizimin e vizave serbët e fituan moti , që është dashur mos tu hiqet hipoteka e  shtetit gjenocidial për shumë vite më radhë. Si duket Evropa, jo të gjitha shtetet  po na mbajnë nën presion të bisedimeve më palën serbe, që është padrejtësi tjetër  shumë  e madhe. BE-ja kurrë deri më sot nuk i bëri trysni Serbisë që ajo të pranon pavarësinë e Kosovës dhe që të kërkon falje për vrasje masive, e pastaj të fillojnë bisedimet e ndërsjella për normalizimin e marrëdhënieve, që zor do të ndodhë  nëse kjo punë e lihet në dorë BE-së. Përkundrazi Kosova ishte ajo të cilës ju bë presion që të zhvillon këto bisedime pa asnjë kusht të vetëm. Dhe kjo ndodhi  edhe për fajin e drejtuesve të shtetit të Kosovës .Mirë është që shqiptarët të punojnë në drejtim të bashkimit kombëtar , sepse vetëm bashkimi na faktorizon si popull në Ballkan dhe në Evropë, e deshi dikush apo nuk e deshi. Duhet thënë edhe këtë, së Kosova dhe shqiptarët  po bien pre edhe e rivalitetit  të fuqive të mëdha,  dhe interesave të tyre gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkanin Perëndimor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".