UÇK nuk është organizatë kriminale

UÇK nuk është organizatë kriminale
UÇK nuk është organizatë kriminale

Muhamet Kelmendi

  • 26 June 2022 - 08:58

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

 

Çështja e shtetaseve te Kosoves te arrestuar dhe qe gjinden ne Den Hag eshte problem per qeverine dhe per Republiken.

Denimi i te arrestuarevd me akuzat e bera eshte rrezik per shtetin.

Pavaresisht se kush eshte arrestuar, nese ceshhja penale do te ishte ne Kosove dhe e pa lidhur me UCK-ne,  nuk do te kishte reprekusione per Republiken.

Akuzat ne Den Hag ane te renda. Synohet qe UCK-ne te paraqesin si organizate kriminale.

Pra, tendeca eshte qe nepermjet te te akuzuareve te denohet UCK. Kjo, keshtu nuk eshte me ceshtje e ferkimeve partiake ne Kosove, por mbane vulen e luftes kunder subjektit clirimtar, qe nuk lidhet me parti.

Tash kemi dy vija qe jane ne poziten e pushtetit  ne Kosove.ä:

1. Eshte vija e modifikuar dhe qe UCK-ne  e konsuderon force clirimtare dhe, 

2. Vija tjeter, e cila UCK-ne e konsideron ne organizat te bashkimit kriminal.

1. Vija e pare perkrahet nga z.Konjufca, deri diku edhe nga z.Kurti, sikunder edhe nje numeri te deputeteve te VV-se dhe,

2. Ne anen tjeter, eshte vija kunder UCK-se e perkrahur nga Vjosa Osmani, Donika Gervalla etj.

Per opoziten, si PDK, AAK dhe LDK, nuk po diskutohet. Keta me ndryshime te vogela, kryesisht nga LDK, e perkrahin UCK-ne. LDK ka rezervat e veta.

Keto dy vija te konsoliduara politike gjinden ne nje grup qeverises, por qe kane ferkime te theksuara mu per UCK-ne.

Grupi i pare e deshiron denimin e kater vetave te arrestua, si te 

H.Thacit,  K.Veselit, R.Selimit dhe te J.Krasniqit, por jo edhe denimin

In e UCK-se. 

Grupi i dyte, mbeshtet mendimin dhe angazhohen per denimin e katershes dhe te UCK-se, si organizat per bashkim kriminal.

Mos te harrojme se R.Selimi eshte anetar i VV-se dhe nga pozita e deputetit eshte arrestuar. 

Kjo gjithashtu ka nje ndikim ne politiken e VV per ceshtjen qe gjindet ne Den Hag.

Duhet thene se Ghykata Speciale ne Den Hag ka rreshitur ne ceshtjen pse eshte formuag nga Kuvendi i Kosoves. Kjo, per faktin se kjo gjykate nuk eshte formuar per te patur objekt gjykimi UCK-ne. Ajo u formua per individet e UCK-se.

Ketu eshte e keqja.

Gjykata ne Den Hag po akuzon nepermjet te te akuzuareve edhe UCK-ne.  Kjo eshte ceshtje e shtetit te Kosoves dhe ketu i takon si problem qe tera strukturat e shtetit te merren me kete gjykate.

Akuzat ndaj UCK-se e demtojne shtetin tone dhe te ardhmen e Republikes. Prandaj edhe kerkoheh nje interesim i shtuar ne rastet gjykuese.

Kosova nuk duheh lejuar qe ndaj UCK-se te behet gjykim.  Ka fakte mjafte domethenese per luften e  drejte te UCK-se. Cdo akuze  ndaj saj eshte akuze ndaj shtetit.

UCK ka qene dhe mbetet organizat clirimtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".