Gjykata Speciale është votuar nga Kuvendi i Republikës dhe duhet të ju nënshtrohet ligjeve të shtetit të Kosovës

Gjykata Speciale është votuar nga Kuvendi i Republikës dhe duhet të ju nënshtrohet ligjeve të shtetit të Kosovës
Gjykata Speciale është votuar nga Kuvendi i Republikës dhe duhet të ju nënshtrohet ligjeve të shtetit të Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 30 June 2022 - 11:12

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi 

Gjykata Speciale është krijuar nga Kuvendi i Kosovës dhe duhet  të veproj me  ligjet e Republikës. Çdo i punësuar në këtë gjykatë vepron me ligjet e Kosovës  edhe kryetarja e Gjykatës Speciale i nënshtrohet kësaj  rregulle ligjore. Shtyrja e vizitës së Trandafilovës nuk është rrjedhojë e presionit as nga Tirana dhe as nga Prishtina. Të dy këto qendra janë kundër Gjykatës Speciale  sepse është vetëm një nacionale dhe krimi e  gjenocidi serbomadh nuk po dënohet. Shikuar këndej është jo e drejtë njëanshmëria e kësaj gjykate.

Kjo po e jep një gjendje jo të barabartë midis shteteve dhe kombeve, ndonëse krimi, terrorizmi dhe gjenocidi janë të njëjta kur kryhen, pavarësisht kombit. Dhuna dhe gjenocidi serbomadh është shumë fish më i rëndë se ndonjë vrasje, nëse është bërë, nga të akuzuarit. Megjithatë duhet thënë se krimi është krim dhe mbetet i tillë. Atë e dënojnë shtetet demokratike dhe liberale. I vetmi krim dhe gjenocid i padënuar ka mbetur gjenocidi serb i kryer nga Serbia. Faktet e tillë njihen. Gjykata Speciale është formuar nga Kuvendi i Kosovës.

Është kompetente vetëm për rastet e bëra nga UCK. Këtej nuk ndikon fare tek z.Trëndafilova dhe as te Gjykata qëndrimet në Tiranë dhe në Prishtinë. Mirëpo, ajo që duhet kjo gjykatë të kupton është fakti se nuk mundë të vazhdon pa kufi. Edhe kjo gjykatë kërkohet të veproj me ligj, kryesisht me Kodin Penal të Kosovës. Kosova e ka krijuar dhe ligjet e Kosovës duhet të zbatohen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".