“Nazifashizmin”dhe Xhafer Devën si armiq të komunizmit, komunizmi sllav e shqiptar i përdoren për të asgjësuar nacionalizmin shqiptar

“Nazifashizmin”dhe Xhafer Devën si armiq të komunizmit, komunizmi sllav e shqiptar i përdoren për të asgjësuar nacionalizmin shqiptar
“Nazifashizmin”dhe Xhafer Devën si armiq të komunizmit, komunizmi sllav e shqiptar i përdoren për të asgjësuar nacionalizmin shqiptar

Skender Kapiti

  • 30 June 2022 - 13:58

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Tani është koha për të shkruar e thënë të vërtetat historike, ku një ndër më kryesoret është figura kombëtare e Xhaferr Devës, e këtij patrioti e kombëtari të madh.

Opinioni dhe mediat duhet të cliriohen e të thonë të vërtetat  e medha, të kontributit të jashtëzakonshëm të Devës për Bashkimin Kombëtar, dhe jo të mbeten akoma pengje të shpifjeve e trillimeve komuniste jugosllavo-shqiptare kundër tij.

Komunizmi serbo-rus dhe ai shqiptar i ka cilësuar si nazizmin dhe Xhaferr Devën armiq të komunizmit, dhe këto ata i pëdorën me qëllim për të luftuar e asgjësuar nacionalizmin shqiptar, sidomos atë të kosovarëve të cilët kurrë nuk pushuan së luftuari për Bashkimin Kombëtar.

Komunizmi ishte ideologjia e gënjeshtrave të mëdha, e mitizimeve të idealeve dhe të mitit të revolucionit antihuman proletar, të mitizmit te personazheve e herojve të realizmit socialist.

Ndërsa në Shqipëri komunizmi i importuar serbo-rus ndërtoi dhe zhvilloi frymën dhe propagandën antikombëtare e antinacionaliste   i cili damkoste jetën dhe veprën patriotike e kombëtare të patriotit dhe nacionalistit të madh Xhaferr Deva. Jo vetëm Xhaferr Devën , këtë simbol të nacionalizmit shqiptar, por  regjimi antikombëtar komunist shqiptaro-sllav këta burra dhe heroj e legjenda të cilët kundërshtuan djallin komunist u vranë, damkosën, u burgosën, internuan dhe u dëbuan nga Shqipëria dhe nga Kosova.

Propaganda dhe hija e tmerrit dhe e frikës terrorizonte të gjithë ata të cilët guxonin që vetëm po ta përmendnin emrim e Xhaferr Devës, përvecse ashtu si e etiketonte propaganda dhe ideologjia mitike antikombetare komuniste në Shqipëri e në Kosovë.

Në atë regjim po të përkujtohej prindi patriot, nacionalistët si dhe antikomunistët që kishin luftuar kundër okupimit komunist ndëshkoheshe rëndë.

Edhe sot akoma shqiptarët janë në kllapi dhe nuk u ka dalë letargjia komuniste, për t’u zgjuar , mësuar e për të nderuar e respektuar herojtë e vërtetë, ata të cilët ia kushtuan jetën lirisë kombëtare, bashkimit kombëtar, patriotët vizionar dhe burrat e mëdhej si Xhaferr Deva të cilët komunizmi i luftoi aq tmerrësisht e që i shpalli  si “nazist” e armiq të komunizmit. Nazifashizmin dhe “armikun” e komunizmit regjimi kriminal komunist në Shqipëri dhe në Jugosllavi i përdorën për luftë kundër nacionalizmit shqiptar, për sllavo-komunistifikimin e Shqipërisë e Kosovës. Me anë të komunizmit sllavo-serbo-rusët argumentonin dhe maskonin urrejtjen, antishqiptarizmin dhe reformat komuniste e antinacionaliste në Shqipëri e në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".