Festa çetnike e Vidovdanit  po abuzohet për thirrje luftënxitëse, të ndalohet me ligj 

Festa çetnike e Vidovdanit  po abuzohet për thirrje luftënxitëse, të ndalohet me ligj 
Festa çetnike e Vidovdanit  po abuzohet për thirrje luftënxitëse, të ndalohet me ligj 

Skender Mulliqi

  • 30 June 2022 - 14:03

Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi

Një festë që ishte dashur të ndalohet më ligj, është Festa e Vidovdanit, të një beteje të humbur serbe në Kosovë , e që pa paturpësisht nga Serbia po festohet si fitore. Zaten ky festim i serbëve në Gazimestan çdo vit, më shumë po bëhet për tu treguar  së Kosova  gjoja është tokë serbe. Kjo datë po shfrytëzohet nga  çentikizmi serb më tërë  ikonografinë  millosheviqiane, e pa pranueshme  dhe shumë provokuese për Kosovën si shtet sovran dhe i pavarura. Serbia ka synime territoriale ndaj Kosovës në veri.

Serbia nuk po e pranon pavarësinë. Serbia nuk po kërkon falje më gjenocid. Ky shtet ende në preambulën kushtetuese të saj , po e mban Kosovën si pjesë përbërëse. Të gjitha këto flasin së kjo feste serbe duhet të ndalohet nga shteti i Kosovës. Unë më këtë rast dua të përmend edhe një fakt tjetër. Nuk është e largët koha kur Grenel  deshi ta ndaje Kosovën me Vuçiqin , Thaçin dhe Ramën  në mënyrën më të keqe për shqiptarët .Ai  doli hapur  ne përkrahje nacionalizmit serbomadh para një viti ,ku .nuk  e la pa e përmendur Betejën e Vidovdanit në Fushë Kosovë .Një betejë e humbur të serbëve .Nuk ishte dashur kurrë ky farë Greneli ta shkelë tokën e Kosovës. Një njeri që ngre dolli me shlivovicë serbe në Beograd , ka qenë e ditur së është  një pro serb i thekur, të cilin fatkeqësisht e përkrahen edhe disa  nga ish pushtetarët e vjetër e karrierist të Kosovës!

Por, thonë së në çdo fatkeqësi ekziston edhe një fat. Shqiptarët patën fat të madh që u largua nga pushteti presidenti, Donald Tramp, e bashke më të ikën edhe proserbet, Bollton dhe Grenel, dy ideatorët e shkëmbimeve territoriale të Kosovës më Serbinë. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".