Ish pushtetarët e inkriminuar po e bëjnë opozitarizmin kundër Qeverisë Kurti me qasje shumë të gabuar

Ish pushtetarët e inkriminuar po e bëjnë opozitarizmin kundër Qeverisë Kurti me qasje shumë të gabuar
Ish pushtetarët e inkriminuar po e bëjnë opozitarizmin kundër Qeverisë Kurti me qasje shumë të gabuar

Arsim Aziri

  • 30 June 2022 - 19:00

Shkruan:ANALISTI- Arsim Aziri

Partitë opozitare konsideroj se janë pozicionuar gabim dhe pa menduar racionalisht kur po kërkojnë kalimin e trustit duke e menduar se mund të ndikoj ne kalimin e sadopak të krizës që e ka kapluar vendin tonë. Kjo qasje potencoj se është jo e drejt dhe alogjike, dhe e pamundshme për të ndikuar pozitivisht në ngritjen eventuale politike nëse do të mbaheshin zgjedhjet afër apo sipas kalendarit periodik.

Vendi aktualisht ka filluar për të marrë frymë lirshëm, ngufatjen e saj e kanë shkaktuar gjitha partitë që sot janë ashte ndikimit qeverisës politike. Qytetarët dinë mirë se kush janë keqpërdoruesit e vendit, kush janë ata që mbajnë vulën për degradimin e këtij vendit që sot edhe po marrim reaksion negative prej instancave ndërkombëtare. Iniciativat që opozita po i ngritë herë pas here në Kuvend, janë përpjekje për ta maskuar dhe lënë në harresë qeverisjen e tyre në mandatin e kaluar, por duhet ta kenë shumë të qartë se pasojat janë aq të mëdha sa që kësaj qeverie u duhen dy mandate të plotë për tu angazhuar dhe për ti riparuar sado pak qimet e shkaktuara nga qeverisjet e kaluara. Për të udhëhequr politikë opozitare akoma më banale, opozitarët e mbetur pa pushtet janë në krizë serioze, prandaj duke besuar që populli mundë të mashtrohet, ata janë duke manipuluar për kinse besimin që po rritet ndaj tyre, sipas disa sondazheve jo serioze sikur të ishin në fushatë elektorale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".