Shumë jemi vonuar, Vettingu urgjentisht të miratohet për të pastruar drejtësinë të kapur nga krimi i organizuar!

Shumë jemi vonuar, Vettingu urgjentisht të miratohet për të pastruar drejtësinë të kapur nga krimi i organizuar!
Shumë jemi vonuar, Vettingu urgjentisht të miratohet për të pastruar drejtësinë të kapur nga krimi i organizuar!

Xhevat Meha

  • 02 July 2022 - 17:03

Shkruan:ANALISTI- Xhevat Meha

Është dëshmuar se zbatueshmeria e ligjit në Kosovë ka qenë dhe është duke u kundërshtuar nga struktura të fshehta të mirë organizuara serbo-ruse. Vite më parë me rrena e mashtrime qeveritë e mëhershme e vazhdonin pandëshkueshmërin e krimit përmes mos fillimit të procesit të Vettingut. Edhe qeveria e Albinit ka ecur tepër ngadalë, ka kaluar më tepër se një vit qeverisje dhe ende kemi paprekshmërinë e kryerësve të krimeve.

-PDK dhe LDK e tanishme si alternativa politike përmes heshtjes e vazhdojnë politiken e paprekshmërisë të kryerësve të krimeve. U deshtë ndërhyrja e vendeve të Quint-it që qeveria të filloj procesin e Vettingut. Çka dëshmon e gjithë kjo?

Gjithë kjo vështirësi për fillimin dhe për zbatimin e Vettingut dëshmon thellësinë dhe gjerësinë e shtrirjes së kontrollit të strukturave të fshehta serbo-ruse brenda partive tona politike. Nuk pres që koncensusi për fillimin e procesit të Vettingut të arrihet pa ndërhyrjen e vendeve të Quintit. Për më tepër, kam një dozë pesimizmi që edhe ndërhyrja e këtyre vendeve nuk do të mundësoj arritjen e koncensusit. Pres që partitë opozitare të përdorin të gjithë arsenalin e leqeve, rrenave dhe mashtrimeve për të penguar fillimin e zbatimin të Vettingut, këtë si dëshmim i besimit dhe besnikërisë ndaj thënies së Dobrica Qosiqit se fuqia e shtetit të Serbisë janë rrena dhe mashtrimi.

Fillimi i procesit të Vetingut është fillim i pandashmërisë së çmontimit të “dërzhaves” së Kosovës të ndërtuar nga rrjeti i strukturave të fshehta serbe kriminale si mashtrim e genjeshter, në vend të ndërtimit të shtetit të vertete te Republikes se Kosovës. Ky ne fillim do të kundërshtohet me të gjitha forcat që kanë rrjeti i strukturave të fshehta serbe te instaluara brenda partive tona politike shqiptare!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".