Largimi i mijëra qytetarëve jashtë vendit, alarm serioz për zbrazjen e shtetit

Largimi i mijëra qytetarëve jashtë vendit, alarm serioz për zbrazjen e shtetit

Gani Qarri

  • 03 July 2022 - 08:50

Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri

Është shumë shqetësues dhe alarmant Raporti i fundit për këtë vit i Agjencisë së Statistikave, për rrezikun që i kanoset Kosovës nga shpopullzimi masiv, për shkak të rritjes enorme të migrimit të qytetarëve që po largohen nga Kosova.

Mbi 42 mijë qytetar të Kosovës, e kanë lëshuar vendin, vetëm gjatë vitit të kaluar e bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kjo shifër është me e larta në pesë vjetët e fundit, ndonëse është rreth 30 mijë më pak se në vitin 2017 kur Kosova po ballafaqohej me eksodin masiv dhe hapjen e kufijve të Serbisë për largimin pa pengesë të shqiptarëve drejtë shteteve të perëndimit. Prandaj është shumë shqetësues dhe alarmant Raporti i fundit për këtë vit i Agjencisë së Statistikave, për rrezikun që i kanoset Kosovës nga shpopullzimi masiv, për shkak të rritjes enorme të migrimit të qytetarëve që po largohen nga Kosova.

Nga shifra e 42 mijë qytetarëve të larguar vitin e kaluar , sipas ASK-s, shumica e tyre kanë qenë emigrantë legal, si në kërkim të një vendi pune, studime, bashkim familjar apo për t’u martuar, kështu që migrimi i pakontrolluar i dhjetëra mijëra të rinjëve që po e braktisin vendin viteve të fundit, trend ky i cili nuk po ka të ndalur por vetëm shtim të numrit të ikjeve nga vendi, po bëhet gjithnjë e më shqetësues. Sipas këtij raporti, shumica e tyre kanë qenë emigrantë legalë dhe kanë emigruar në vende të Bashkimit Evropian, vende të EFTA’s (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.).

Por, ka edhe të tjerë që kanë shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, Kanada etj. Kjo rritje rapide e interesimit të qytetarëve për ikje jashtë vendit, kryesisht brezit të ri, është fuqi potenciale e krahut të punës, pasojë e gati dy dekadave të keq qeverisjeve të kaluara që premtonin zhvillim dhe punësim e përfundonin mandatet me mashtrim dhe zhgënjime të pafund. Për aq më tepër edhe pse në kushte të vështira dhe masa të ashpra kontrolli për shkak të pandemisë, edhe viti 2020 ka qenë vit i trendit në vazhdim të largimit të të rinjve nga Kosova drejtë perëndimit. Në vitin 2020 figuron se vendin e kanë braktisur gati nëntë mijë banorë. Arsyet e emigrimit edhe atëherë kanë qenë të njëjta.

Mirëpo në këtë vit duket se ka ndikuar zbutja e situatës me pandeminë COVID-19, që të rritet numri i ikjeve, pasi që në dy vitet paraprake, shumica e shteteve kishin mbyllur kufijtë tokësor e ajror, përveç për shtetasit e tyre. “Emigrimi ndërkombëtar: numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2020 është vlerësuar të jetë gjithsej 8,724 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë. Pjesa dërmuese e emigrantëve për vitin 2020 ishin emigrantët legalë”, thuhet në raportin e kësaj agjencie për vitin 2020.

Prandaj për fund ka ngelur të shihet edhe Qeveria Kurti, se a do të arrijë që të dëshmohet tani, në vitin e dytë të mandatit të saj, me masa vepruese dhe parandaluese për ta parandaluar apo zvogëluar migrimin duke ndërtuar politika afatshkurta zhvillimore dhe stimuluar punësimin e punëkërkuesve në vendin e tyre, një kriter  mjaft i rëndësishëm që kërkohet edhe nga BE për liberalizimin e vizave dhe për të destimuluar trendin e tendencës për migrim masiv ngas vendi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".