Ligji është i njëjtë për të gjithë, luftuam për ta bërë dhe respektuar shtetin ligjor e jo për ta abuzuar 

Ligji është i njëjtë për të gjithë, luftuam për ta bërë dhe respektuar shtetin ligjor e jo për ta abuzuar 
Ligji është i njëjtë për të gjithë, luftuam për ta bërë dhe respektuar shtetin ligjor e jo për ta abuzuar 

Muhamet Kelmendi

  • 04 July 2022 - 07:48

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

-Nuk kam komente per njrerezit qe nuk i respektojne normat ligjore dhe organet e shtetit, sikurse nuk kam respekt  qe organet e shtetit mos ti respektojne pjesemarresit ne veprim.

Nuk dua te mendoj se ketu, ne Skenderaj, ne rastin, Lushtaku, ka qellim keqedashes nga organet e shtetit kundruall familjes se gjeneralit.

Shpresoj se konflikti eshte vetem per tikete ne komunikacion.

Ne komunikacion kerkohet nga te gjithe te respektojne rregullat.

Ndersa, plagosja e dy policeve te komunikacionit, pse shqiptohet tiketa per kundervajtje, eshte e pakapshme ne cdo drejtim. Ajo eshte veper e rende penale.

Natyrisht se nuk dihen shkaqet e konfliktit. Thuhet per tikete. Kjo eshte alogjike. Per tikete nuk sulmohen organet e shtetit me arme.

Te shpresojme se keshtu, pra,per tikete te shqiptuar. Nuk ka dicka tjeter. E nese  ka shkaqe tjera, organet duhet te japin pergjrgjesi.

Megjithate, eshte shume e rende sjellja dhe perdorimi i armes.

Akti eshte i rende.

Masat ligjore duhet te zbatohen. Ketu nuk ka rendesi pozita, prejardhja dhe titulli. 

Para ligjit jane te gjithe te barabarte.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".