Reagim pa te keq!

Reagim pa te keq!
Reagim pa te keq!

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 04 July 2022 - 13:53

Reagim pa te keq

NUK SHKRUHET MEH UKA,POR SHKRUHET MEHË UKA

Shkruan:RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim emisionin e pullave postare me titull “ Tahir Meha, Mehë UKA DHE ISMET  RRAHMANI

Kete reagim po e bejw pa te keq,per te permiresuar sepse emri i heroit te kombit Mehe Uka shkruhet ne pullen postare Meh Uka (shiko foto),ndaj, e shoh te udhes te bej kete reagim per te permisuar

Përmes këtyre pullave postare që bartin imazhet e figurave të ndritura të kombit, nderohet heroizmi i tyre. Ka bërë të ditur Posta përmes një njoftimi sot.

“Me këtë rast, U.D. Kryeshefja Ekzekutive Fakete Kadiu me bashkëpunëtorë të saj, priti në Postën e Kosovës anëtarë të familjeve të heronjve me mirëseardhje e vlerësim të lartë për kontributin e tyre dhe flijuan për çlirimin e Kosovës. Ajo paraqiti rolin dhe rëndësinë që kanë pullat postare, të cilat na bëjnë krenar teksa shëtitin botën edhe në vendet ku nuk e njohin shtetësinë tonë.

 

Përfaqësuesit e familjeve të heronjve, falënderuan secili prej tyre komisionin e Ministrisë së Ekonomisë dhe udhëheqjen e Postës së Kosovës, për nderin që iu është bërë më të dashurve familjarëve të tyre që po përjetësohen edhe në pulla postare”, thuhet në njoftim.

“Filatelia e Postës së Kosovës, çdo herë do të kujdeset për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona, në këtë ceremoni në shenjë mirënjohje, U.D. Kryeshefja Ekzekutive,

Fakete Kadiu iu dhuroi pullat e para postare, si dhe nga një pullë postare të punuara në bronz katër përfaqësuesve të familjeve prezent”, përfundon njoftimi për medie.

P.S. Mehe Uka, ka qene dhender i autorit, per te cilin kam shkruar edhe Monografinw MEHË (RAMË) UKA

Sinqerisht, Reshat Badallaj-Zhuriani

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".