Përse është i domosdoshëm Vetting-u në Kosovë...?

Përse është i domosdoshëm Vetting-u në Kosovë...?
Përse është i domosdoshëm Vetting-u në Kosovë...?

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 06 July 2022 - 15:22

Lexo me vemendje se çfare eshte VETTING-U dhe perse eshte i domosdoshem ne Kosove, o.l?

SHKRUA:RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Dihet boterisht se ne Kosove, sistemi gjyqsor ka qene i kapur nga BANDAT POLITIKE dhe mu per kete ky sistem i kalbur dhe na dhane hije te zeze ne tere boten dhe jo rastesisht faktori nderkombetar ka thene verejtjet e panderprera. Ne Shqiperi, ka vepruar dhe ka dhene rezultate, ndonse jo 100%, por, ne Kosove domosdoshmerisht duhet dhe po ashtu, do i godasin pameshirshem dhe do bindet jo vetem Kosova,Ballkani,por tere bota se çfare korrupcioni ka ndodhur, hajni qe nuk ka ndodhur ne tere Ballkanin, pra ne kete Kosove te vogel.

Do te tronditet opinion I gjere se si brenda nates jane bere super multi-milionerw,banditet dhe kryebanditet, qe kane siguruar pasuri hajdutesh per 20-30 breza.

Dhe, jo vetem, qe do largohen nga puna dhe jo vetem qe do t´iu konfiskohet pasuria qe kryebanditet deri dje nuk kane patur as breke dhe çorape dhe kur e kapen per fyti pushtetin e leshuan rrjetin e hajnise, taman si rrjeti i marimanges, ne baze dhe ate ne pushtetin lokal,ndertuan shtepi milionshe dhe bile me bazene (se pishina nuk e kuptojn ky osj mangupesh), po nuk do i zene a brgjet dhe njhere e mire do te pastrohet Kosova dhe do merret si shembull si Malejzia. Perse po e permendi Malejzine, sepse burgosi mbi 70 qeveritarw taman si kesi soji i ketyre kryebanditeve ne Kosove...

Ne te vertete çfare eshte VETTING-U, lexo me vemendje o.l..?

Ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (i njohur me termin: Vetting) ka për qëllim ngritjen e një sistemi rivlerësimi tërësor të gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim rritjen profesionale të tyre, luftimin e korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar, politikës dhe elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.

Ai është menduar të realizohet nga tre komponentë:

1) Evidentimi real dhe individual i nivelit profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe marrjen e masave përkatëse për rritjen e nivelit profesional të atyre që kanë mangësi ose largimin nga sistemi i drejtësisë të atyre që janë tërësisht të paaftë dhe dëmtojnë sistemin e drejtësisë dhe sjellin pasoja të pariparueshme për të drejtat e njeriut.

2) Evidentimi real dhe individual i pasurisë së vendosur në mënyrë të paligjshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve duke e shtrirë jashtë kufijve të Shqipërisë kontrollin e pasurive të tyre.

Megjithëse deklarimi dhe kontrolli i pasurive të kësaj kategorie bëhet prej vitesh në Shqipëri, për shkak të pengesave ligjore dhe institucionale nuk ka qenë e mundur që pasuria e tjetërsuar ose e regjistruar në emra të personave të afërm ose të lidhur me gjyqtarët e prokurorët e korruptuar të zbulohet nga autoritetet shqiptare.

3) Evidentimi i elementëve konkretë të lidhur me krimin e organizuar, duke rritur mundësinë e kontrollit të lidhjeve të dyshimta edhe jashtë territorit të Shqipërisë por edhe me anë të mjeteve të përdorura nga shërbimet e specializuara për këtë qëllim.

Ky ekzaminim i trefishtë i gjyqtarëve dhe prokurorëve ka për qëllim jo vetëm shkëputjen një herë e mirë të elementëve të lidhur me krimin, por edhe të atyre të paaftë që i kanë përfituar vendet e punës mbi bazën e lidhjeve korruptive, politikisht ose financiarisht.

Sistemi aktual i vlerësimit profesional, i cili është më shumë një sistem vetëmbrojtës për këta elementë sesa vetërregullues, ka rezultuar i dështuar në identifikimin dhe nxjerrjen jashtë sistemit të këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për këtë arsye, ky ligj është një bazë e plotë për të realizuar këtë synim...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".