Ballkani perëndimor drejtë destabilizimit politik e institucional?!

Ballkani perëndimor drejtë destabilizimit politik e institucional?!
Ballkani perëndimor drejtë destabilizimit politik e institucional?!

Agim Bajrami

  • 08 July 2022 - 11:53

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

'Maqedonia e veriut' në këmbë, për ruajtjen e identitetit të krijuar nga Titoja, e kundër identitetit të imponuar nga Bullgaria, me përkrahjen e evropianëve...

Ka gjasa që maqedonasit e zhgënjyer nga kërkesat evropiane për pranimin e identitetit bullgar, të shpërthejnë me përplasje nder etnike me shqiptarët...

Shqipëria, ka filluar në fazën e kundërshtimeve të 'politikave qeveritare' , tani përmes protestave të qeta, por shumë letë mund të shndërrohen në të dhunshme dhe destabilizuese për vendin...

Mali i Zi, po e kundërshton 'marrëveshjen e  nënshkruar nga Kryeministri Abozoviq' me kishën serbe në Mal të Zi, e cila marëveshje pretendohet se nuk njeh identitetin e shtetit dhe kombit malazez...

Bosnja dhe Hercegovina, është  në  kulmin e përpjekjeve të liderit serb Milorad Dodik për shtyrjen përpara të shkëputjes së 'Republikës Serbska' e krijuar përmes gjenocidit serb në luftën e Bosnjës,dhe e shtyrë nga synimi në bashkangjitjen e saj në Republikën e Serbisë të Vuqiçit sipas projektit të Putinit ,ndërsa Entiteti i 'kantonit Kroat' në federatën e B dhe H të nxitur nga presidenti kroat po shfaq aspiratat e tyre e shkëputjesnga Federata e përbashkët sipas marëveshjes së Dejtonit nën pretekstin, 'si pa mundësi e bashkjetesës në federatën e përbashkët të BH me boshnjakët musliman'.  

Kosova, përgjatë zhvillimeve rajonale po bënë përpjekjet e veta të shtrirjes së funksionimit të aktivitetit shtetëror në kuadër të kornizës kushtetuese edhe në veri të vendit të banuar kryesisht nga qytetarët lokal serb nga po kundërshtohet me ashpërsi nga shteti serb i Vuqiqit duke i nxitur, përdorur e manipuluar me serbët kosovar të veriut për të destabilizuar Kosovën me qëllimin e  zhbërjes së shtetit e posa krijuar kosovar, dhe ende të pa konsoliduar në institucionet ndërkombëtare, dhe me vështirësi të funksionimit të demokracisë së brendshme kosovare.Dhe kur kësaj i shtohet, ashpërsia e shfrenuar e opozitës në parlament, nën motivet,e inateve,

pozicionimi i pengimeve të arritjeve të sukseseve nga pozita,lufta për ruajtjen e pasurisë së krijuar përmes abuzimeve të pushtetit nga qeverisja e gjatë e tyre,frika nga sundimi i ligjit, dhe llogari dhënia para organeve të drejtësisë për veprimet e kundërligjshme të tyre,manipulimi me vlerat e UÇK, dhe shumë të tjera, po kontribojnë dhe ndihmojnë, me ose pa vetëdije, në destabilizimin dhe zhbërjen e shtetit të Kosovës, si projekt i Rusisë dhe aleatit të saj serb.... 

Ka rrezik, që 'kriza ukrainase' të bartët edhe në ballkanin perendimor, dhe veçmas në Kosovë???...

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".