Do ta padis në gjyq Behxhet Pacollin për vrasjen e vllëzërve Gërvalla dhe Kadri Zeka!

Do ta padis në gjyq Behxhet Pacollin për vrasjen e vllëzërve Gërvalla dhe Kadri Zeka!
Do ta padis në gjyq Behxhet Pacollin për vrasjen e vllëzërve Gërvalla dhe Kadri Zeka!

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 08 July 2022 - 19:55

Shkruan: RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Behgjet Pacolli, gjate marrjes ne pyetje ka deklaruar se ka marrur vizen ne Maribor te Sllovenise, me 10 janar 1982, nderkaq, une kam shkuar gjurmeve te largeta dhe te thella dhe kam marrur pergjigje zyrtare, nga shteti shqiptar, se Republika e Shqiperise,kurre nuk ka pasur Mision Diplomatik ne Maribor te Sllovenise.

Behgjet Pacollit, i kam shkruar leter te hapur ne publik, ne gazeten elektronike "KOSOVA SOT", me daten, 27 prill te vitit 2022 dhe nuk kam marrur pergjigje fare, ndaj, mu per kete kam vendosur te bej padi penale dhe te sqarohen shume gjera per kete krim qe te mos shkojn gjak hup,se deshmite e rrejshme denohen me ligj.

Sido qe te jete, ketu mund te lexoni deklaratat origjinale dhe zyrtare pa asnje nderhyrje:

Në deklaratën e tij Pacolli thotë se më 10 janar 1982 ka qenë në Maribor për të marrë një vizë për të vizituar Shqipërinë.

lind dyshimi I parë. Republika e Shqipërisë në atë kohë nuk ka pasur kurrfarë përfaqësie konsullore apo diplomatike në Maribor të Sllovenisë, që ishte pjesë e Jugosllavisë. E vetmja përfaqësi diplomatike e Shqipërisë në Jugosllavi ka qenë Ambasada e Shqipërisë në Beograd.

Une Reshat Badallaj-Zhuriani, kam shkuar gjurmeve te kesaj dhe ate ne rrugen zyrtare dhe kjo eshte pergjigjja:

I nderuar z. Badallaj, Ju informojme se nga te dhenat qe disponojme nuk rezulton qe Republika e Shqiperise te kete pasur Mision Diplomatik apo Post Konsullor ne qytetin e Maribor te Sllovenise. Faleminderit, Konsullja

Pacolli thotë se në Shqipëri ka hyrë përmes pikës kufitare të quajtur Sedar. Është e paqartë se ku gjendej kjo pikë kufitare mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë, por ndoshta është fjala për Shkodrën. Por ama nuk ka asjë pikë zyrtare të tillë.

Pra, Behgjet Pacollit, nuk i mbetet asgje tjeter pos te tregoj vulen e pasaportes, qe e ka marrur vizen ne Maribor te Sllovenise, qe ishte Sllovenia,Republike ne ish Jugosllavi dhe ku gjendet vula e pikes kufitare Serdar!?

E njoftoj opinionin publik shqiptar se une Reshat Badallaj-Zhuriani, kam vendosur te bej padi penale kunder Behgjet Pacollit, biznismen dhe kryetar i nje partie qe numron anetarw sa nje mehalle jo me shume.

Per te mos i ra muhabet rrotull, shkurt e shqip, fjala eshte se Behgjet Pacolli eshte marrur ne pyetje per kete krim te papare ne historine e njerzimit, qe i vrane burrat e kombit shqiptarw;Jusufe Bardhosh Gervallen dhe Kadri Zeken, ne vitin 1982, nga UDB-ja serbe dhe argatet tradhtare te kombit shqiptar.

Behgjet Pacolli eshte marrur ne pyetje

Sipas notës zyrtare të policisë gjermane, Behgjet Pacolli është marrë në pyetje për shkak se ia kishte dhënë veturën e tij me targa zvicerane agjentit të UDB-së, Selim Brosha, i vrarë në Prishtinë pas luftës. Vetura Mercedes e Pacollit kishte këta numra mbi targa: TI-30408. TI është shkurtesa e kantonit të Tiçinos në Zvicër, ku Pacolli ka vendbanimin e tij të dytë dhe ku jetonte në fillim të viteve 80-të.

Ja deklarata e plotë e Pacollit para hetuesit zvicerian

Enti Federal i Kriminalistikës (Bundeskriminalamt)

ST 33 për LKA BË (Enti i Kriminalistikës i Landit Baden-Ëürttemberg)

Aktualisht në Heilbronn, më 5 shkurt 1982

Notë zyrtare

Lënda: Vrasja e trefishtë e tre jugosllavëve në ekzil më 17.1.1982 në Untergruppenbach, Qarku i Heilbronnit;

këtu: dyshimi (indikacioni) sa i përket veturës Mercedes, me targa zvicerane TI-30408

Më datën 5 shkurt 1982 zoti ZËEIFEL nga Policia Federale në Bernë njoftoi përmes telefonit se është kryer verifikimi i alibisë i mbajtësit të targave me numrat e lartpërmendur.

Mbajtësi Behgijet PECOLLI (Behgjet Pacolli) deklaroi me sa vijon dhe këtë e dëshmoi përmes vulave në pasaportë dhe faturave të hoteleve:

tha se më 9 janar 1982 ka udhëtuar nga Chiasso në Jugosllavi.

10 janar 1982 – 03:00 – kalimi i kufirit.

Tha se më 10 janar 1982 ka qenë në Maribor për të marrë një vizë për në Shqipëri. Tregoi se me veturën e tij Mercedes ka udhëtuar deri në kufirin e Shqipërisë, ku e kishte lënë veturën. Tha se udhëtimin në Shqipëri e kishte bërë për shkaqe zyrtare, andaj nga pika kufitare Sedar kishte udhëtuar më tutje me një veturë zyrtare.

Sipas tij, më 17 janar 1982 përsëri ishte kthyer në Jugosllavi (vula hyrëse gjendet në pasaportë). Tha se në orën 03:00 (18.1.82) kishte arritur në vendlindje, ku kishte qëndruar deri më 20.1.82. Më 21.1.1982, sipas tij, ishte kthyer në Zvicër.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai (Pacolli) tha se e njeh Selim BROSHËN. Bëhet fjalë, sipas tij, për një kushëri të largët. Pacolli tha se e di që BROSHA është shef policie dhe se punon për UDB-në (UDBA). Por tha se mban pak kontakt me BROSHËN.

Raporti mbi verifikimin e alibisë i dërgohet Komisionit të Veçantë; po ashtu edhe kopjet e dëshmive të ofruara.

(Nënshkrimi)

(Müller) KHK

Paraqitja e Behgjet Pacollit ne Gjyq, eshte obligative sepse, kemi edhe shume pyetje tjera per te zbardhur njehere e pergjithmone kete krim kriminal.

Reshat Sallah Badallaj,Zhur,krahina e Lumes, Republika e Shqiperise

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".