Edhe AKI duhet të jetë e angazhuar në incidentin Policia - Lushtakët, të hetohet infiltrimi i shërbimeve të fshehta serbe!

Xhevat Meha

  • 09 July 2022 - 08:53

Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha

 Rreth rastit të incidentit në mes të Policisë së Kosovës dhe familjarëve Lushtaku nuk kam ndonjë informacion a të dhënë tjetër përveç atyre që janë bërë publike nga mediet.  Nuk kam biseduar me dikë.

Të kuptuarit rreth veprimeve të strukturave të mshefta serbe në Kosovën e pasluftës së fundit të nxjerrur nga hulumtimet dhe analizat që kam kryer gjatë përgaditjes së librit tim SYNI DHE MENDJA E QYTETARIT PËRBALL SHËRBIMEVE TË MSHEFTA SERBE më bëjnë të besoj se ky rast është në fakt aksion i përgaditur për t'u kryer nga rrjeti i strukturave të mshefta serbe mbrenda institucioneve tona si: Policia e Kosovës, Prokuroria e Kosovës, Gjyqësia e Kosovës, partitë politike, media e cilido institucion tjetër që është e nevojshme. AKI duhet t’i mbroj qytetarët e Kosoves, këtë e ka në përgjegjësi.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".