Të përgjigjen penalisht pushtetarët e kaluar, për instalimin e sistemit të përgjimit të Kosovës nga kamerat e UDB-s serbe!

Të përgjigjen penalisht pushtetarët e kaluar, për instalimin e sistemit të përgjimit të Kosovës nga kamerat e UDB-s serbe!

Hajrullah Tërnava

  • 10 July 2022 - 08:38

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në disa lokacione në Shtërpce, ku strukturat ilegale serbe kishin vendosur kamera, në mënyrë që preisdenti serb, Aleksandar Vuçiq të shihte me figurë gjithçka çfarë ndodhte jo vetëm aty por edhe në pjesë të tjera të territorit të Kosovës. Policia sekuestroi kamerat që ishin vendosur nga strukturat ilegale serbe në disa pjesë të vendit. Në pamjet e regjistruara nga këto kamera thuhet se kishte qasje edhe vetë Aleksander Vuçiqi

 

Qeverite e deritashme,  që e qeverisen këtë vend, më shumë u morrën me pasurimin e tyre personal dhe  të familjarëve, e fare pak, apo aspak nuk bënë  për një qeverisje ligjore e kushtetuese, për të mirën e vendit tonë.  Nëpër të gjitha institucionet shtetërore i emëruan njerëzit e tyre nëpër vendet më të rëndësishme, e që e kishin për detyrë që të punojnë për shefat e tyre, por edhe për vete, gjë që megjithatë sikur që po shihet ia arritën në atë drejtim. Menjëherë pas luftes në formimin e komunave qeverit në fjale formuan komuna serbe me shumicë, gjë që edhe fshatra të vogla serbe u krijuan në  komuna, dhe ato komuna as që vizitoheshin sikur që duhet të  menagjohen e mbikëqyren nga shteti, që në mënyrë zyrtare të vizitohet i tërë territori i Kosovës, kështu që deri edhe para dy vitëve në veri askush nga Kryeministrat nuk e ka vizitue veriun e Mitrovicës deri në Leshak ku përfundon territori i Kosovës dhe nga aty fillon territori i Serbisë. Prandaj është e kuptueshme se popullata serbe duke i parë këto mangësi ka bërë qfarë iu ka dashur në ato vende,  sikur tani që po zbulohet instalimi i sistemit të  kamerave, qofshin publike apo të  meshefta, po ybulohen  poligona të drogës me teknikat për përpunim të tyre, ndërtime të lagjeve serbe pa asnjë konsulltim apo marrëveshje me shtetin e Kosovës, prandaj nuk është  për tu befasuar që edhe në komunat e afërta me Prishtinën e qytete tjera ku ekzistojn komunat serbe, nuk mundë të shihen flamujt shtetëror të Kosovës, për festat shtetërore, përpos atyre serbe dhe në vetë komunat e tyre ka mbishkrime cirilice pa u përmendur shteti i Kosovës, dhe deri më tani të gjitha qeveritë e deritashme nuk janë marrë me këto dukuri antikombëtare për Kosovën. Prandaj tani kur shërbimet sekrete serbe po na përgjojnë edhe me kamera, më në fund spaku kjo qeveri në pushtet, është mirë që ma në fund po vepron ligjsheë me i zbulue ato veprime jo ligjore dhe ashtu si duhet me i luftue dhe me i spastrue këto dukuri në tërësi, qfarë janë në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutene e Kosovës. Kur në pushtet të pasluftës erdhën njerëz pa përvoja  kishte të tillë që asnjë vit se kishte përvoje institucionale, kështu që  është e kuptueshme se të tillët e  toleruan dhe e lejuan të bëhet qfarë deshti Serbia, si instalimi i  kamerave vëzhguese, në komunat me shumicë serbe, si rasti i Shtërpces, të kontrolluara  nga strukturat paralele ilegale të Serbisë në Kosovë që i shërbyen qeverisë në Beograd për lidhje të drejtpërdrejtë spijunazhi në raport me shtetin e Kosovës. Keto raste që u kryen qysh nga çlirimi e deri më tani, janë lëshime si pasojë e qeverisjes në nivelin qendror të shtetit nga fillimi i qeverisejes së Kosoves me njerëz të nënshtruar dhe të shantazhuar nga shërbimet e fsheta serbe të cilat ishin infiltruar thellë jo vetëm në politikë por edhe në institucionet e shtetit. Sikur ti kishim njerëzit me kultur institucionale shtetërore të pastërt nëpër institucione të Kosovës, që nga paslufta e deri më tani ndryshe do ta kishim gjendjen tani, prandaj mundë të shtrohet pyetja se ku ishte prokurorija e shtetit që kishte heshtur, edhe pse e informuar, për një skandal të tillë që është lejuar nga politika e inkriminuar. Gjithesesi se aksioni i policisë së Kosovës për konfiskimin e këtyre pisjeve është një grusht serioz kundër funksionimit të rrjeteve të spijunazhit serb në shtetin e Kosovës, për qka ka regaur dhe ka kundërshtuar edhe Lista serbe, dorë e djathtë, e degë e zgjatur e shtetit serb në institucionet e Kosovës. Lista Serbe ka reaguar ndaj aksionit të policisë së Kosovës në Shtërpcë për konfiskimin e kamerave të instaluara nga strukturat ilegale të Serbisë, madje edhe duke kërcënuar me aktivizim të banorëve lokal për kinse vetëmbrojtje. Në një njoftim të Listes Serbe thuhet se aksioni ishte politik i drejtuar kundër popullatës serbe në komunën e Shtërpcës. "Lista Serbe, përveçse dënon gjithçka që po ndodhi sot në Shtërpcë, kërkon që menjëherë të ndalet ngacmimet ndaj serbëve në Kosovë, sepse serbët do të detyrohen të përdorin të gjitha mjetet për t’iu kundërvënë këtij lloj provokimi të popullit tonë. Ne kërkojmë gjithashtu reagimin e institucioneve ndërkombëtare dhe mbrojtjen e popullit tonë, nëse ekziston një synim i sinqertë që serbët të mbijetojnë në këto zona, sepse ky është një ndikim i drejtpërdrejtë dhe synim që njerëzit tanë të largohen nga shtëpitë e tyre shekullore nën presion”, thuhet në reagimin e këtij subjekti politik që është instrument i kontrolluar dhe krejtësisht nën ndikimin e qendër politike në Beograd. Policia e Kosovës ka kryer bastisje në disa lokacione në Shtërpcë, ku strukturat ilegale serbe kishin vendosur kamera, në mënyrë që preisdenti serb, Aleksandar Vuçiq të shihte me figurë gjithçka çfarë ndodhte jo vetëm aty por edhe në pjesë të tjera të territorit të Kosovës. Policia sekuestroi kamerat që ishin vendosur nga strukturat ilegale serbe në disa pjesë të vendit. Në pamjet e regjistruara nga këto kamera thuhet se kishte qasje edhe vetë Aleksander Vuçiqi. është absurde pse po heshtë opozita ndaj aksioneve të tilla antikrim dhe për zbulim e neutralizim të rrjeteve të spijunazhit të sherbimit sekret serb në territorin e kosovës. Edhe kjo është një dëshmi që flet se strukturat e AKI-s së Kosovës nuk e kontrollojnë dhe nuk kanë fare qasje në zonat e banuara me shumicë serbe, prandej atje veprojnë dhe luajnë valle shërbimet sekrete të serbisë dhe rrjetet e spijunazhit të instaluara dhe krejtësisht të pa penguara. Për këtë nënshtrim dhe tolerim  duhet të japin përgjegjësi  qeveritarët e të gjitha qeverive të pasluftës sepse është dështim total i shtetit, sidomos në këto vite pas shpalljes së pavarësis dhë ndërtimit të institucioneve tona të së drejtës dhe sigurisë. Dhe kur Serbia vepron në mënyra të pakuptimta me spastrime ashiqare që i bënë në komunat e serbisë të banuara me shqiptar, duke i shlye banorët permanent apo ata që punojnë në shtete të tjera e që një kohë qëndrojnë në ato shtete ku punojnë, dhe kur kthehen e që duan  me nxjerr ndonjë dokument në ato komunat serbe, ata tani nuk i evidentojnë si banor permanent në ato vende apo komuna,  edhe pse kishin pasuri të patundshme në emrat e tyre. Ato pasuri më nuk ekzistojne si pasuri e tyre, e duke e pasur këtë dukuri parasysh edhe institucionet e Kosovës duhet të reagojnë qoft ndaj institucioneve serbe, qoftë edhe mes institucioneve ndërkombëtare dhe kjo qështje të alarmohet, dhe nëse kjo mënyrë nuk i jep rezultatet e saja edhe institucionet e Kosovës të përdorin reciprocitetin edhe në këtë rast ndaj popullates serbe si mënyrë e arritjes së qëllimit.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".