Dje Srebrenica, sot Ukraina, neser...!

Dje Srebrenica, sot Ukraina, neser...!
Dje Srebrenica, sot Ukraina, neser...!

Fadil Maloku

  • 12 July 2022 - 09:57

Shkruan: Sociologu- Fadil Maloku

Duhet të solidarizohemi me tē dobëtin, ngase, humanizmi nuk ka kufij.Të gjithë njerëzit pa dallim feje, gjinie kombi e shteti...duhet të trajtohen barabarsisht. Andaj, Mos e harroni MASAKREN E Srebrenicës, në rast se dëshiron qē ajo të mos ndodh në mesin tonë.

Në Srebrenicë nga ÇETNIKËT SERB VETËM PËR NJË JAVË (11 korrik -18 korrik 1995) bukvalisht janë prerë  apo janë masakruar  8372 boshnjakë (nga mosha 14-84 vjeçare) musliman të cilët ishin dorëzuar, ca të tjerë të zënë peng e ca tjerë të zënë robër...

Mediet dhe disa politikan atëbotë me vonesën e tyre mobilizuese e intervenuese, i kushtuan popullit boshnjak hiç më pak se gjenocidin e paparë ndonjëherë, prej pasluftës së II botërore! E sot pas 27 vitesh përkujtimi të kësaj masakre, nga kryeçetniku serb Aleksandër Vuçiq, ende as që përmendet e pranohet si gjenocid ndaj civilëve (ku thuhet që çetnikët serb duke mos dashur të hargjojnë fishekē... se kinse vlera e jetës së një njeriu kishte vlerë mē pak se një fishekë (!?), viktimat i vranē me thika e bajoneta, me hunj e me shufra hekuri!?) vetëm pse ishin musliman!?

Ndërgjegja kolektive serbe bashkë me dëshminë e historisë gjenocidiale, do bashkëjetojë me dekada e dekada të tëra. Serbet do e bartin mbi supet e veta hipotekën e fajsisë pēr gjithē masakrimin e ndodhur nē Srebrenicë!Gjeneratat e reja serbe duhet t'i kthjellë vetëm një katarësisë i brendshëm, ashtu siç ndodhi me gjermanët... Por,natyrisht serbët nuk janë ende në fazën emancipimit për ta pra uar fajsinë kolektive e aq më pak ate kolektive.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".