Bashkohen deputetët mbrojtës të krimit të organizuar, e bllokojnë ligjin për Byron e cila konfiskon pasurinë e pa justifikuar

Bashkohen deputetët mbrojtës të krimit të organizuar, e bllokojnë ligjin për Byron e cila konfiskon  pasurinë e pa justifikuar
Bashkohen deputetët mbrojtës të krimit të organizuar, e bllokojnë ligjin për Byron e cila konfiskon  pasurinë e pa justifikuar

Dardan Grapci

  • 14 July 2022 - 07:35

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Refuzimi i ligjit për Byron shtetërore të verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së fituar me vepër penale, e forma tjera të kundërligjshme ka qenë e pritur duke e ditur që edhe shumë deputet janë bërë të pasur nëpërmjet rrugëve ilegale, prandaj nuk dëshirojnë që ky ligj të votohet, sepse e dijnë që në momentin e votimit PRO këta do të mbesin me duar në xhepa, që do të thote do të ju konfiskohet mbi 80% e pasurisë së krijuar nga të ardhurat e jashtëligjshme.

-Ministria e Drejtesise dhe Qeveria duhet të kuptojnë një gjë dhe të përgaditetn seriozisht për luftimin e pasurimit përmes krimit. Nëse nuk aprovohet ky ligj, kam frikë që do të ju sjellet zarfi me ligj që detyrimisht duhet ta votojnë, e ku në këtë rast nuk do ta kenë të pamundur refuzimin. Kështu që u bëj apel të gjithë deputetëve votojeni ligjin, rikthejeni atë përsëri në procedurë në seancën e radhës, dhe mos bëni debate të kota në Parlament.

Po e them këtë sepse populli nuk i ka votuar këta deputet që të mirren me gjëra të pakuptimta, por që të ju realizohen kërkesat dhe të ju dëgjohet zëri.Një nga ato kërkesa krzesore nga qytetarët, për deputetët që përfaqësojnë votën e tyre, është instalimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër krimit dhe korrupcionit, ndalimi i të gjitha praktikave të deritashme të pasurimit në politikë dhe institucione përmes rrugëve dhe veprimeve që janë në shërbim të krimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".