Nënshtrimi ekonomik i Kosovës ndaj Serbisë e krijon edhe nënshtrimin politik dhe atë juridik

Nënshtrimi ekonomik i Kosovës ndaj Serbisë e krijon edhe nënshtrimin politik dhe atë juridik
Nënshtrimi ekonomik i Kosovës ndaj Serbisë e krijon edhe nënshtrimin politik dhe atë juridik

Muhamet Kelmendi

  • 18 July 2022 - 09:40

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 Mallrat serbe duhet për të hyrë në Kosovë të ju nënshtrohen dy veprimeve të domosdoshme:1. Kontrollit të kualitetit të mallrave, sepse këto mallra, duket se nuk e kanë kualitetin e duhur, nga se prodhohen në linja të veçanta për tregun e Kosovës dhe 2. Kërkohet që Qeveria të rritë doganën dhe taksen për mallrat e Serbisë në përmasa të barazimit me mallrat e vendit, për të qenë mallrat e vendit konkurruese në treg. Këto masa do të bëjnë barazimin e mallrave në treg. Përndryshe, duke ia lënë këtë veprim mafiozëve  kriminal, të tipit të ETC, Devollit etj., vetëm kriminalitet do të ketë dhe vartësia është në maksimum.

 -Në raport me shtetin serb, jo vetëm ne fushën politike, por në veçanti edhe në atë ekonomike, Kosova është tërësisht e nënshtruar ndaj shtetit serb. Firmat e Kosovës, si ETC, Devolli, Superviva, Vivafresh, Interex, HIB, Albi Mall, Emona etj., te mbështetur ne faktin e përfitimeve me çdo kusht, e kanë bërë vartësinë totale ekonomike të  Kosovës nga Serbia. Të dhënat flasin se Kosova vetëm në (6) gjashtë mujorin e parë të vitit 2021 ka importuar mbi 200 milionë mallra nga Serbia. Po kështu konstatohet se eksporti nga Kosova në Serbi është vetëm disa milionë, apo 20 herë më pak. Ky disproporcion tregon një vartësi totale ekonomike të Kosovës nga Serbia. Këtej, krijohet edhe baza e vartësisë politike e juridike, e cila ka lidhje të drejtpërdrejt me vartësinë ekonomike. Gjendja e tillë obligon Qeverinë e Kosovës në marrjen e masave në dogana dhe në taksa duke i rritur për të ndaluar këtë importim të pakontrolluar dhe shumë të rrezikshëm edhe për shtet. Këtu duhet të shërbejë si shembull politika ekonomike e SHBA-ve kundruall UE, Kinës, Kanades, Meksikës etj, ku Qeveria e Presidentit i ka rritur taksat deri ne 25%, për të bërë barazimin me mallrat e vendit, respektivisht të SHBA-ve. Mbi këtë politikë të reciprocitetit ekonomik kërkohet të vepron edhe Qeveria e Kosovës. Mallrat serbe duhet për të hyrë në Kosovë të ju nënshtrohen dy veprimeve të domosdoshme: 1. Kontrollit të kualitetit të mallrave, sepse këto mallra, duket se nuk e kanë kualitetin e duhur, nga se prodhohen në linja të veçanta për tregun e Kosovës dhe 2. Kërkohet që Qeveria të rritë doganën dhe taksen për mallrat e Serbisë në përmasa të barazimit me mallrat e vendit, për të qenë mallrat e vendit konkurruese në treg. Këto masa do të bëjnë barazimin e mallrave në treg. Përndryshe, duke ia lënë këtë veprim mafiozëve  kriminal, të tipit të ETC, Devollit etj., vetëm kriminalitet do të ketë dhe vartësia është në maksimum. Këta mafioz ndalen me masa të politikës fiskale dhe me masa penale që duhet ti ndërmerr shteti. Nëse këto dy masa nuk veprojnë mbi veprimet kriminale, krimi dhe korrupsioni nuk njeh kufi dhe vartësia e Kosovës ndaj Serbisë bëhet totale. 

Kështu duhet të veprohet aktualisht.  Kosovës i duhet një mbrojtje ligjore nga jashtë.  

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".