Politika e kriminalizuar në Shqipëri ka ngritur dhe venë në funksionim një shtet joligjor dhe kriminal

Politika e kriminalizuar në Shqipëri ka ngritur dhe venë në funksionim një shtet joligjor dhe kriminal
Politika e kriminalizuar në Shqipëri ka ngritur dhe venë në funksionim një shtet joligjor dhe kriminal

Skender Kapiti

  • 18 July 2022 - 14:44

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Kur degjeneron dhe kur zhytet politika dhe pushteti në korrupsion e krim atëhere edhe shoqëria nuk i shpëton dot mosndotjes prej korrupsionit. Krahas kësaj kur shoqëria nuk ka traditë  demokracinë, lirinë, drejtesine dhe as respektin e mirënjohjen për talentin , meritën , suksesin dhe kontributin e të tjerëve, por ka egoizëm,smirë, urrejtje dhe mosmirenjohje karshi tyre, atëhere shoqëria vetë është e vetëkërcënuar nga vetëvetja, dhe kot mundohet që të fajësojë të tjerët e ta gjejë fajin te të tjerët, jashtë vetes së saj.

Në Shqipëri sundon pasiguria jetike: ajo e pasigurisë për jetën, punën e pronën; pasiguria ekonomike, varfëria, papunësia, dhe padrejtësia gjyqësore; sundojnë korrupsioni , krimi ordiner, krimi shtetëror dhe krimi i vjedhjes e shitblerjes së votës, të pushtetit  dhe të demokracisë.

Ky realitet ua ka bërë shqiptarëve jetën të pasigurtë në Shqipëri dhe për këto arësye shqiptarët janë populli i parë në Europë dhe ndër të parët në botë pas atyre vëndeve të përfshira në konflikte e luftra civile  ku rinia dhe jo vetëm ajo kërkojnë që të largohen nga Shqipëria në rastin më të parë që jipet shansi dhe mundësia.

Shqipëria prej 30 vitesh ndodhet dhe zhagitet në një tranzicion traumatik dhe vetëm i keq e dëm sjellës, sepse dështoi si politika ashtu edhe shoqëria shqiptare, dështuan tërësisht në ndërtimin dhe vënien në funksionim të shtetit ligjor, modern e demokratik. Politika, shteti e shoqëria funksionuan kundër shtetit, kunder ligjit dhe kundër demokracisë, pra vepruan kundër Shqipërisë e cila  mbeti në vendnumro dhe vëndi më i prapambetur në rrugën e zhvillimit dhe progresit demokratik, juridik , ekonomik dhe në atë të mosintegrimit.

Gjëndja në Shqipëri ka arritur dhe precipituar  sot shumë rëndë nga keqqeverisja e Edi Ramës i cili nuk duhet që asnjë minut të vazhdojë më në pushtet.

Mirëpo, fatkeqësisht  shoqëria shqiptare e tradhëtuar nga korrupsioni dhe krimi i politikës së   vjetër e këtij tranzicioni nuk është në gjëndje që vetë ajo të sjellë e të bëjë ndryshimin pasi kaq keq Rama si dhe paraardhësit e tij  e kanë gremisuar shoqërinë dhe shtetin politika e tyre e krimit, korrupsionit, e hajdutërisë, e padrejtësisë dhe e tradhtisë publike e kombëtare.

Përderisa shqiptarët nuk po bënin vetë detyrën kombëtare,  puna arriti deri aty sa që ndërhynë vendosmërisht SHBA për të bërë Vetting-un e sistemit të drejtësisë, sistem i cili ishte paralizuar dhe kapur nga oligarkia kriminale, politike, ekonomike dhe mediatike; pra sistemi dhe shteti ishin kapur nga antishteti, antiligji dhe antidemokracia.

Shqipëria hyri në rrugën e paskomunizmit por  nuk kreu reformën më të rëndësishme, atë të dekomunistifikimit të vëndit, shtetit e të shoqërisë por thjesht vetëm sa e përdori demokracinë si maskë, sepse tërë sistemin  e drejtuan ishkomunistët, ishaparatcikët e atij sistemi dhe ishsigurimi i shtetit të cilët bënë zëvëndësimin e sistemit komunisto-socialist me sistemin e korrupsionit demokratik.

Pra jodekomunistifimi u mbrojt nga neosistemi i korrupsionit neokomunist.

Dhe tani shqiptarët do të duhet që të kryejnë edhe dekomunistifikimin por edhe dekriminalizimin e politikës dhe të pastrimit e të Vetting-ut të sistemet të krimit e të korrupsionit.

Por dekomunistifikimi, dekriminalizimi dhe ndërtimi e vënia në fuksion të shtetit, ligjit e të shoqërisë , kjo nuk kryhet  pa e ndëshkuar dhe dërguar në shtëpi e në pension politik tërë politikën e vjetër të këtij tranzicioini. Dhe kjo nuk kryhet pa mbështetjen e SHBA-ve, gjë të cilën e morim përsipër për ta realizuar PD-ja dhe Lulzim Basha.

Dhe si ka mundësi që politika e foltores që pretendon se do vijë ne pushtet e të bëjë ndryshimin, kur ajo  është e padallueshme për nga antiamerikanizmi me politikën e ishdiktaturës; si ka mundësi që asaj i shkon pas një turmë njerëzish që me hipokrizi deklarohen si proamerikanë, por që veprojnë e sillen si antiamerikasnë, kur kryetari i foltores deklaron se e ka hedhur Sekretarin amerikan të Shtetit ne gjyq ne Francë për non gratën amerikane, deklaron kundër ambasadores amerikane se sillet si guvernatore e Shqipërisë dhe nxisin petecione per largimin e saj nga Tirana.

Pra  foltorja sillet njelloj sikur dhe sipas leksionit të Librit te E.Hoxhës  “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”.

Pra shikoni se sa i dëmshëm është jo vetëm pushteti i Edi Ramës por edhe ajo pjesë e opozitës së foltores e cila realisht është shndërruar në një patericë e pushtetit të Ramës maskuar me demagogjinë antiqeveritare; shikoni se sa  mashtruese e gënjeshtare aq edhe e pabesë dhe hipokrite sillet ajo, ku asaj më shumë i intereson interesi personal se sa demokracia dhe ndëshkimi i korrupsionit e krimit; më shumë është e interesuar ajo dhe punon me urrejtje kundër Bashës e SHBA-ve  se sa kundër pushtetit të Edi Ramës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)