Gjenocidi - ishte arma e shtetit serb për pushtimin dhe serbizimin e Kosovës

Gjenocidi - ishte arma e shtetit serb për pushtimin dhe serbizimin e Kosovës
Gjenocidi - ishte arma e shtetit serb për pushtimin dhe serbizimin e Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 19 July 2022 - 17:00

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Mos paraqitjen e padisë kundër shtetit gjenocidial serb për gjenocid ndaj popullit shqiptar nga qeveritë e Kosovës e shoh si  dështimin më të madh të të gjitha  qeverive të deritashme të Kosovës.

Çdo qeveri ka deklaruar, kur ka ardhur në pushtet, nga Qeveria e parë e z. Bajram Rexhepi, e deri më tash, te Qeveria e z. Albin Kurti,  se do ta padis shtetin terrorist serb për gjenocid. Megjithatë, kjo ka mbetur në deklarim. Kurrë atë padi nuk e ka bërë asnjëra. Pse dhe cilat janë shkaqet e mos paraqitjes së padisë para Tribunalit Ndërkombëtar nuk ka të dhëna! Duket se ka munguar vullneti dhe këtej edhe angazhimi konkret i Kosovës në këtë anë. Edhe sot, pas 23 vjetëve, ende nuk kemi një përmbledhje të të gjitha fakteve dhe të dëshmive të dhunës gjenocidiale ndaj shqiptarëve. Serbia ka pasur një plan të veçantë për zhdukjen fizike të shqiptarëve. Shumë analistë e kanë quajtur planin "Potkoi". Ky plan parashikonte serbizimin e Kosovës me masa të gjëra raciste të dhunës gjenocidiale. Me këtë ka punuar në mënyrë sistematike Serbia. Nga plani "Potkoi" dalin faktet e gjenocidit. Konkretisht:

1. Vrasjet masive të shqiptarëve, pa bërë dallim në moshë dhe në gjini, me qëllim të krijimit të kushteve për serbizimin e Kosovës.

2. Djegiet e kufomave të shqiptarëve, me qëllim të humbjes së çdo prove gjenocidiale.

3. Tubimi me dhjetëra veta nëpër shtëpi dhe djegiet e tyre të gjallë.

4. Masakrimet e fëmijëve, të rinjve, të grave dhe të pleqve, përveç njerëzve të moshave vitale, si dhe djegiet dhe varrosjet masive në Serbi.

5 . Përdhunimet e femrave dhe të meshkujve shqiptare nga forcat militare, paramilitare dhe kriminale serbe.

6  Djegiet e fshatrave dhe të qyteteve, të shtëpive dhe të objekteve sicial-kulturore, të shkollave, të ambullantave, të objekteve për jetë,  me qëllim të shkatërrimit të mundësisë për jetë.

7. Dëbimet e organizuara nga vendi për jashtë Kosovës, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi dhe në Shqipëri me dhunë, duke vrarë dhe në këmbë.

9. Serbizimi i Kosovës me mjete të terrorit, të krimit gjenocidial, deri në fund, për të krijuar Kosovën serbe.

Faktet e tilla të dhunës tregojnë se kemi një veprimtari terroriste të karakterit gjenocidial. Nuk mundë të radhitet kjo dhunë në ndonjë përkufizim tjetër të dhunës. Thjeshtë ishte gjenocide. Natyrisht se Kosova e krijojë një Prokurori për t'u marrë me krimet e luftës. Mirëpo, as në Kosove, nga organet nuk u vlerësuan masat gjenocidiale, në gjenocid. Mbeti çështje në vlerësim sipas rasteve. Kjo bëri që dënimet mos të jenë adekuate, ndonëse vetëm disa raste janë. E keqja është se as tash në Kosovë  nuk kemi vlerësim të gjenocidit si bazë të përgjegjësisë së shtetit serb. Këtë ka mundur Republika ta bëjë. Pse se bënë? Kjo është shumë e rëndë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".