Vetëm statusi shtetformues i shqiptarëve në Maqedonin e Veriut e siguron barazinë kombëtare

Vetëm statusi shtetformues i shqiptarëve në Maqedonin e Veriut e siguron barazinë kombëtare
Vetëm statusi shtetformues i shqiptarëve në Maqedonin e Veriut e siguron barazinë kombëtare

Muhamet Kelmendi

  • 20 July 2022 - 08:40

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 

Shqiptarët në Maqedoni nuk janë të barabartë as me maqedonët sllav dhe tash as me bullgarët. Shqiptarët hyjnë në grupin e qytetarëve që janë mbi 20%. Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk është shtet formues dhe nuk janë popull i barabartë me bullgaro-maqedono-sllavët. Nuk di se ku është logjika e subjekteve politike shqiptare, përkatësisht e tre përfaqësuesve të lartë të populli, te z.Ali Ahmeti, të z.Menduh  Thaçi dhe të.z. Ziadin Sela, kur pranuan që bullgaro-sllavët të futen në Kushtetutë e shqiptarët mbetën jashtë, pa përcaktim juridiko-kushtetues. Politikanët shqiptar kështu nuk kuptohen. Çka mundë të realizohet tash kur Maqedonia e Veriut e fitoi statusin e kandidatit? Momenti ishte që shqiptarët të bëhen shtet formues. Është dashur që para këtij statusi të kushtëzohet Shkupi me status shtet formues të shqiptarëve, siç bënë bullgaro-sllavët. Kjo iku. Natyrisht, se pa këtë status, mbetet përsëri një punë e madhe, ajo e statusit shtet formues të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut. E kjo mundë të realizohet, kuptohet nëse shqiptarët punojnë dhe e bëjnë temë të punës dhe të bashkëpunimit me partitë maqedonosllave dhe bullgare. Pa shqiptarët nuk mundë të integrohet Maqedonia e Veriut. Pikërisht këtë nuk e kanë kuptuar tre përfaqësuesit e partive politike shqiptare. Nuk ecet me elemente thjeshtë të interesit individual. Koha nuk e pret kthjellen e tyre. Rëndësia e statusit shtet formues shprehet në shumëfishim. Që nga gjuha, si dhe deri te përfaqësimi në institucionet e shtetit, në ekonomi, në kulturë, në ushtri, në polici, në prokurori e gjykata,kudo bëhet barazimi. Pa status nuk ka barazi.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".