
Lexoni edhe:
Truss deklarohet kundër dërgimit të trupave britanike në Ukrainë
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Dërgimi i kriminelit Radojçiq në Kosovë, alarmi i zonjës Trajkoviq si dhe deklaratat e kriminelit Goran Rakiqit, se në rast të arrestimit të cilitdo pjesëtar të të ashtuquajturës "listë serbe", se do të pasojnë protestat me të gjitha mjetet, madje edhe me zbatimin e mosbindjes civile”, është një paralajmërim dhe alarm mjaft serioz për mobilizim adekuat të organeve të sigurisë, AKI-së, policisë dhe të KFOR-it për të hetuar, gjurmuar e parandaluar me kohë, secilën lëvizje të mundshme kriminale të organizuar nga bandat e krimit në veri, si dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë.
Truss deklarohet kundër dërgimit të trupave britanike në Ukrainë
Lexoni edhe:
Ish deputetja e pakicës serbe dhe kryetare e organizatës joqeveritare “Lëvizja Evropiane e Serbëve nga Kosova”,Rada Trajkoviç, ka dhënë publikisht alarmin pas kthimit të kriminelit Milan Radoçiq në Kosovë, paraqitjes së tij me një video mesazh paralajmërues për veprime dhe mos dëgjueshmëri qytetare ndaj institucioneve të shtetit të Kosovës. Ndaj duke pasur parasysh faktin se kërcënimet me thirrje për mos dëgjueshmëri dhe "mbrojtje" me çdo mjet, i ka përsëritur disa herë edhe kryetari i Listës srpska, Goran Rakiq, madje pas konfirmimit më 9 qershor, se zyrtarëve të saj u janë drejtuar ftesat për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale, për shkelje të rendit kushtetues të Kosovës, ata nuk kanë dashur as t’i pranojnë ato ftesa, alarmi të cilin e ka ngritur politikania serbe dhe ish deputete e Kuvendit të Kosovës Rada Trajkoviç, duhet të shqyrtohet me kujdes dhe të merret shumë seriozisht. Përndryshe për jetësimin e skenarit të cilin e ka hartuar qeveria e Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqi për, ndarjen e veriut të Kosovës nëpërmes inskenimit të trazirave në veri të banuar me shumicë serbe, Vuçiqi sapo ka dërguar kryekriminelin Milan Radojçiq, nga Serbia në malet e veriut të Kosovës. Vet Rada Trajkovic, përmes një kolumne të titulluar “Kush do të na mbrojë nga mbrojtësit”, ka shkruar edhe për promovimin e gangsterëve nga ana e presidentit të Serbisë, kriminelit Aleksnadër Vuçiq, ndërsa çështja se ku dhe kur u krijua Radoiçiq në Kosovë, ajo shprehet se është një pyetje për gazetarët hulumtues dhe shërbimet e sigurisë së vendit. Ashtu siç thotë edhe kolumnistja, “Tregimet për disa “djem të fortë” misterioz që destabilizojnë veriun kanë qarkulluar që nga koha e Koshtunicës dhe Tadiqit, por në fakt, vetëm Vuçiqi i promovoi këta “djem të fortë” tek liderët politikë zyrtarë të serbëve të Kosovës dhe tek partnerët e tij kryesorë të biznesit, për favorizimin e tyre edhe në Serbi. Dhe nga të gjithë liderët që nga viti 2000 e këndej, duket se vetëm Vuçiq e ka kuptuar dhe ka folur gjuhën e tyre të huliganizmit, pasurimit të shpejtë dhe represionit”,është shprehur me të drejtë aktivistja serbe. Në fakt që nga paslufta e deri më sot, vazhdimisht është raportuar për grupe kriminale në veri të Kosovës që kanë mbajtur lidhjet e ngushta me Serbinë dhe kanë ndikuar edhe në politike por që deri vonë, janë marrë kryesisht me kontrabandim dhe krim të organizuar e përpjekje të vazhdueshme për destabilizim. Kurse me fillimin e rivendosjes së rendit e të ligjit dhe marrjes së kontrollit në terren nga organet tona shtetërore të sigurisë , Serbia ka ashpërsuar jo vetëm retorikën por ka dërguar edhe kryekriminelin Milan Radojçiq, për të nxitur grupet kriminale të përdorin edhe armët kundër Policisë së Kosovës si dhe automjetet e tonazheve të mëdha si kamionët për rrezikimin e jetës dhe shëndetit të policëve tanë, në këtë pjesë të territorit të Kosovës. Dërgimi i kriminelit Radojçiq në Kosovë, alarmi i zonjës Trajkoviq si dhe deklaratat e kriminelit Goran Rakiqit, se në rast të arrestimit të cilitdo pjesëtar të të ashtuquajturës "listë serbe", se do të pasojnë protestat me të gjitha mjetet, madje edhe me zbatimin e mosbindjes civile”, është një paralajmërim dhe alarm mjaft serioz për mobilizim adekuat të organeve të sigurisë, AKI-së, policisë dhe të KFOR-it për të hetuar, gjurmuar e parandaluar me kohë, secilën lëvizje të mundshme kriminale të organizuar nga bandat e krimit në veri, si dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë. Provokimet e vazhdueshme që vijnë me skenarë të nxitur nga qendrat e krimit në Beograd me qëllim të destabilizimit dhe nxjerrjes në tavolinë të skenarit për ndarje, sipas planit tradhtar Thaçi Vuçiqi për faljen e veriut të vendit tonë Serbisë okupatore, në emër të ndryshimit të kufijve apo të ashtuquajturit “shkëmbim territori" nuk duhet lejuar kurrë dhe në asnjë mënyrë, Kosova nuk ka tokë për ti falur askujt, e aq më pak Serbisë fashiste!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".