Milomir Mariq mohon qenien shqiptare sikurse racisti Dr.Vladan Gjorgjeviq

Milomir Mariq mohon qenien shqiptare sikurse racisti Dr.Vladan Gjorgjeviq
Milomir Mariq mohon qenien shqiptare sikurse racisti Dr.Vladan Gjorgjeviq

Mehdi Hyseni

  • 22 July 2022 - 11:03

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Milomir Mariq mohon qenien shqiptare sikurse racisti Dr.Vladan Gjorgjeviq

Prandaj si gjykatat vendore në Prishtinë dhe në Tiranë, ashtu edhe institucionet dhe gjyatat e BE-së për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut nevojitet të ngrejnë padi ligjore kundër Milomir Mariqit (editorit të “TV Çirilica” dhe të “TV Happy” në Beograd, për shkak të ofendimit të  rëndë anticivilizues të shqiptarëve  të Kosovës, të cilët  në një emision të tij me gazetarin serb Dejan Angjus, “në kuptimin civilizues i krahasoi diç mes majmunit dhe njeriut” dhe si “budallenj” . (Shih në “TVB Happy”, më 30 qershor 2022 ).

Sepse një akuzë e tillë, duke i quajtur shqiptarët “majmunë” dhe “budallenj”, është me përmbajtje  nacionalshoviniste, fashiste dhe raciste anticivilizuese serbe, në shpërputhje me të gjitha konventat  ndërkombëtare për mbrojtjen e të  drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe me vlerat civilizuese evropiane të derisotme.

Duke qenë se, Milomir Mariq në mënyrë brutale ka shkelur  parimin  e humanizmit, të sanksionuar si instrument juridik në  sistemin e së drejtës së sotme ndërkombëtare dhe në objektivat dhe parimet e  Kartës së OKB-së, kur është fjala për mbrojtjen dhe për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, duke i krahasuar shqiptarët e Kosovës si “diç mes majmunit dhe njeriut dhe budallenj, në kuptimin civilizues”, për këtë shpifje të ndyrë propagandistike gebelsiane dhe raceliste (Fridrih Ratzel, “Lebensraum” ) antishqiptare, Milomir Mariq, duhet të hedhet në gjyq qoftë në  Prishtinë ose në Tiranë për t’i dokumentuar tezat e tij ataviste dhe psikopatologjike alla-antropologjike, se gjoja shqiptarët ‘qenkanë majmunë” dhe “budallenj” !

Vetëm ndonjë njeri psikopat, mund t’i quajë shqiptarët “majmunë” dhe “budallenj”, ashtu si i quajti Milomir Mariq në emisionin e tij në “TVB Happy” në Beograd, më 30 qershor 2022. Ky ofendim është shokues dhe antinjerëzor, amoral, antiligjor, anticivilizues dhe antievropian, që pikësëpari, është i dënueshëm sipas Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriuar, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 10 dhjetor 1948.

 Edhe Mariqi si Vladan Gjorgjeviqi,  shqiptarèt i quan “majmunë” dhe “budallenj” !?

-Atëherë, shtrohet pyetja, meqenëse shqiptarët “qenkan kafshë”, nga dëshira aq e madhe e përfaqësuesve më të lartë të Serbisë, që të takohen dhe të dialogojnë me palën shqiptare të Kosovës qoftë në Bruksel, në Uashington, në Nju-Jork  e gjetkë për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës?                                                                                                                                                                                                                            

Ndërkaq, në anën tjetër serbomëdhenjtë e Beogradit me presidentin e tyre Aleksandër Vuçiq në krye po e përshpirtin Miroslav Lajçkaun dhe Josepe Borellin, që të ushtrojnë trysni te kryeministri shqiptar i Kosovës, Albin Kurti që ta vazhdojë Dialogun e Brukselit (2011-2022).

Ata që kryejnë gjenocide janë fashistë, jo “majmunë”  e as “budallenj”!

-Serbët janë ata, që në vitet ’90 (1990-1999) kryen tri gjenocide ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve në Kosovë, jo  shqiptarët.

Prandaj, në këtë rast konkret nuk kemi të bëjmë me kurrfarë kafshësh, por me njerëz: me  shqiptarët si viktimë dhe me serbët si agresorë dhe pushtues të Kosovës (1989-1999).

Nëse serbët duan pajtim dhe paqe me fqinjtë (kroatë, myslimanë boshnjakë dhe me shqiptarë),  PIKËSËPARI, duhet të punojnë për drejtësi, jo t’i ofendojnë dhe konsiderojnë si “majmunë” dhe “budallenj”,  ashtu siç i ofendoi dhe i poshtëroi këto ditë, fashisti racist serb Milomir Mariq, shqiptarët dhe myslimanët boshnjakë !!!

 Ky ofendim dhe përçmim i Mariqit me përmbajtje fashiste, antinjerëzore, antihumane, urrjetjeje, përçarjeje, intolerance dhe armiqësie, do të duhej të ishte “temë” e një debati tejet serioz dhe të rëndësishëm të Parlamentit Evropian dhe e BE-së, sepse as Milomir Mariq me mediat e tij televizive dhe me panelistët e tij dhe, asnjë medium në Serbi nuk e ka atë drejtë, që t’i shekelë të drejtat dhe liritë e njeriut (duke i ofenduar shqiptarët dhe boshnjakët si “kafshë” dhe,  si “budallenj”), që janë të garantuara me Deklaratën Universale e të Drejtave të Njeriut të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (10 dhjetor 1948).

-Askund në botën e civlizuar nuk ka njerëz “majmunë”, por ka njerëz të mirë, me vlera dhe të dobishëm për shoqërinë dhe për vlerat universale të përbotshme dhe, natyrisht  ka edhe njerëz të këqinj pa kurrfarë vlere,  bërllok, siç është edhe çetniku fashist Milomir Mariq, i cili  “paska vendosur” që  me mysafirët e ftuar në TVB Happy në Beograd, t’i “pajtojë” serbët me  “majmunët”  dhe me “budallenjtë” shqiptarë !?

Ky ofendim nuk është kurrfarë “eureke” e paranojës nacionalshoviniste dhe fashiste serbomadhe, por daton që nga viti 1913, kur ish-kryeministri serb Prof.Dr.Vladan Gjorgjeviq, shqiptarët i quajti “ fise të egra, jo popull, jo komb, që nuk meriotjnë të kenë shtetin e tyre”.  Me këtë racisti fashist Vladan  Gjorgjeviq “paralajmëroi Fuqitë e Mëdha të Evropës, që shqiptarëve të mos u njihnin kurrfarë shteti të pavarur dhe sovran, ngase sipas këtij paranoidi,  fashist (me profesion mjek)/

      Ja se si V. Gjorgjeviq e mohoi popullin-kombin shqiptar (1913) :

“ Shqiptarët nuk janë një komb, por vetëm një përzierje fisesh pa tip të përbashkët, pa  gjuhë të njësuar, pa histori e pa atdhe. Ata s’mund të mbahen si një popull(konb), pse populli është një rezultat politik, kurse shqiptarët nuk janë ende në një shkallë kulturore parahistorike e nuk kanë as cilësi e as karakter të tyre, kurrënjë aftësi për t’u bërë një element përbërës të shtetit… Prandaj, pavarësia e Shqipërisë ose formimi i një shteti shqiptar më  vete, është një gjë e pamundur, por edhe e rrezikshme për Ballkanin dhe për mbarë Evropën.” (Të Drejtat e Shqipërisë Etnike,1944: 41).

Fatkeqësisht, këtë tezë serbomadhe të paqëndrueshme antishqiptare të mohimit të qenies shqiptare në Ballkan, e paska zgjedhur edhe racisti serb Milomir Mariq (pauses i Nikola Pashiqit, i Vladimir Gjorgjeviqit, i Ivo Andriqit, i Vaso Qubriloviqit, i Dobrica Qosiqit dhe i Slobodan Milosheviqit …etj.) gjoja për pajtimin e serbëve me shqiptarët !?

-Çfarë fashisti psikopat ky çetnik antishqiptar, antievropian dhe antiamerikan, shpjet paska harruar se në vitet ’90 të shekullit XX, ishte gazetar dhe mbështetës i politikës agresive dhe gjenocidale të Serbisë Slobodan Milosheviqit, e cila kreu 3 gjenocide ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë, të cilin e dënoi gjithë bota dhe Evropa Demokratike Paqësore (1999). –Çka  po fantazon  M.Mariq, se shqiptarët, kroatët dhe myslimanët boshnjakët janë aq naivë, antihumanë dhe, pa kurrfarë ndjenjash nejrëzore ndaj bashkëfamijarëve të tyre, të masakruar barbarët fashistë serbë vetëm pse ishin kroatë, myslimanë boshnjakë dhe shqiptarë.

Pajtimi do bëhet, kur Serbia dhe serbët të kërkojnë falje botërisht për 3 agresionet e tyre gjenocidale ndaj kroatëve, ndaj myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve(1990-1999) !

Ndryshe, derisa bajgat fashiste dhe raciste serbomëdha, t’i ofendojnë dhe t’i nënçmojnë shqiptarët, myslimanët boshnjakë, duke i krahasuar me shtazë të egra-majmunë dhe si psikopatë-budallenj, dot nuk do të ketë pajtim mes këtyre tre popujve të armiqësuar me shekuj për shkak të politikës pushtuese kolonialiste, hegjemoniste dhe militariste të Serbisë (1878-2022).

-Kurrë nuk do bëhet pajtimi mes serbëve pushtues dhe shqiptarëve, kroatëve dhe myslimanëve boshnjakë,  derisa  Serbia të mos kërkojë falje, ashtu sikurse Gjermania Konrad Adenauerit dhe e Vili Brandit për krimet e hollokaustit nazigjerman të Adolf Hitlerit, të kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945).

O tempora o mores !

Po, si është e mundur që një intelektual-gazetar serb, duke keqpërdorur mediumin e vet televiziv, t’i atakojë aq brutalisht  shqiptarët (ndër popujt më të vjetër në Evropë-pellazgë dhe ilirë), në mënyrën më ataviste të një psikopati, që në shekullin XXI, nuk di të bëjë dallimin mes njerëzëve dhe shtazëve të egra, duke i quajtur shqiptarët “majmunë” dhe “budallenj” !?

Me gjithë tragjedinë shumëshekullore që  regjimet pushtuese  serbe u kanë shkaktuar shqiptarëve në njerëz dhe në pushtimin e territoreve autoktone të Shqipërisë Etnike, siç ishte edhe Kosova dikur (1912-1999). Siç janë edhe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja sot (shek.XXI, viti 2022), unë nuk mund t’i quaj serbët “majmunë” dhe “budallenj” të Shumadisë e as të Serbisë, ashtu siç i ka  shpifur dhe ofenduar shqiptarët, Milomir Mariq, duke i quajtur “majmunë” dhe “budallenjë” të “Bjeshkëve të Nemuna”, por kanë qenë dhe, edhe sot janë fashistë të egër pushtues (që kanë program afatgjatë shfarosjen e shqiptarëve, që nga “Naçertanija” e Ilija Garashaninit, 1844).

Ndryshe, Serbia e Slobodan MIlosheviqit nuk do t’i kishte masakruar mbi “11.800” shqiptarë; “1647” shqiptarë i ka zhdukur (sot evidencohen sit ë pagjetur); nuk do t’i kishte dhunuar mbi “22 mijë gra shqiptare”; nuk do t’i kishte dëbuar mbi “1 milion shqiptarë” nga Kosova në shtetet e ndryshme të Evropës, të Amerikës, të Australisë, të Kandasë etj.

Pra, Milomir Mariqi nuk duhet mashtruar dhe gënjyer “miletin” e vet serb, se gjoja shqiptarët “janë majmunë” dhe “budallenj”, por është e kundërta, serbët ishin ata  që kryen  3 gjenocide ndaj popullit kroat, ndaj popullit mysliman boshnjak dhe ndaj shqiptarëve, jo “majmunët dhe budallenjtë  shqiptarë të Bjeshkëve të Nemuna” të çetnikut fashist serb, Milomir Mariq, i cili, kështu, në mënyrën më çnjerëzore, më fashistoide dhe më ataviste e raciste, i quajti shqiptarët e  Kosovës në një emision të tij me titull “A mund të pajtohen serbët e shqiptarët” në televizionin e tij “TVB Happy”, më 30 qershor 2022, ku si mysafir kishte ftuar gazetarin Dejan Angjus, i cili, me të dëgjuar këtë ofendim të  rëndë ndaj shqiptarëve dhe ndaj myslimanëve boshnjakë,  ndërhyri, duke iu drejtuar modertaorit Milomir Mariq, se  “as unë e as ti nuk kemi të drejtë t’i ofendojmë ata njerëz…”

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".