AKI-ja në mbështetje të Policisë së Kosovës për të hetuar dhe pamundësuar planin serb për destabilizimin e veriut të Kosovës

AKI-ja në mbështetje të Policisë së Kosovës për të hetuar dhe pamundësuar planin serb për destabilizimin e veriut të Kosovës
AKI-ja në mbështetje të Policisë së Kosovës për të hetuar dhe pamundësuar planin serb për destabilizimin e veriut të Kosovës

Dardan Grapci

  • 23 July 2022 - 17:03

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Mendoj që politikanët Serb, që janë në opozitë dhe që janë kundërshtar të fortë të Aleksandër Vuçiqit, më shumë po flasin për dëmet që po ia bën Serbia Kosovës se sa vet politikanët tanë. Prandaj edhe alarmi të cilin e paralajmëron një ish politikane serbe dhe ish deputete në Kuvendin e Kosovës nga komuniteti serb është tepër serioz.

-Paralajmërimet për rrezikun e destabilizimit të Republikës së Kosovës nga provokimet e grupeve kriminale të nxituar nga Serbia duhet të analizohen dhe hetohen. Prandaj AKI-ja dhe Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme duhet të fillojnë të mendojnë se si ti largojnë këta njerëz që po bëjnë propagandë kundër Kosovës, siç është Milan Radojciqi dhe Petar Petkoviqi. Këtyre personave duhet të ju ndalohet hyrja në Kosovë si dhe të ju ndalohet çdo veprimtari që ka të bëjë me Kosovën.

Aleksandër Vuçiqi si pasardhës i Millosheviqit jo vetëm që mundë ta destabilizoje situatën në Kosovë, por mundë të ndodhë që t’ia fillojë edhe një lufte mes Kosovës dhe Serbisë vetëm për ti treguar Botës se kinse Kosovarët kanë filluar e jo ne. Prandaj kjo çështje edhe mund të duket që nuk është serioze, por në fakt është shumë serioze, për shkakun se Serbët që janë PRO Aleksandër Vuçiqit mundë të nxisin urrejtje mes Serbëve që jetojnë në Kosovë dhe kojshive të tyre që janë Kosovar, vetëm që planet e tyre të zbatohen, e nuk ju intereson aspak paqja apo drejtësia. Në këto raste mendoj që duhet të ndërhyj edhe shërbimi sekret amerikan CIA për ta marrë në pyetje Aleksandër Vuçiqin, nëse dëshirojmë një jetë më stabile në Kosovë dhe pa kurrfarë provokimi të radhës që mund të jetë edhe ekstreme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".