BE-po e ofron karotën e kompromisit mes Kosovës dhe Serbisë- njohja reciproke për anëtarësim, dështimi i marrëveshjes  sjell ndëshkimin me izolim

BE-po e ofron karotën e kompromisit mes Kosovës dhe Serbisë- njohja reciproke për anëtarësim, dështimi i marrëveshjes  sjell ndëshkimin me izolim
BE-po e ofron karotën e kompromisit mes Kosovës dhe Serbisë- njohja reciproke për anëtarësim, dështimi i marrëveshjes  sjell ndëshkimin me izolim

Blerim Burjani

  • 24 July 2022 - 08:56

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani 

Mendoj të dy këto shtete gjenden ende larg për të arritur ndonjë marrëveshje dhe po ashtu shumë më larg për rrugën në BE. Nga  mungesa e  seriozitetit për tu ballafaquar me kompromisin, rruga  e hyrjes në BE për këto dy shtete është ende shumë  larg. Derisa  nuk do ti ndalin lojërat me zvarritjen e arritjes së marrëveshjes për njohje dhe normalizim, këto dy shtete, Serbia dhe Kosova  do të mbeten shumë gjatë  jashtë BE-së.

 

Pas hapjes së negociatave për anëtarësim ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë, është shumë e pritshme dhe madje kërkesë reale  që të të ashpërsohet akoma më shumë, presioni ndaj Serbisë dhe Kosovës, për të arritur marrëveshjen finale me njohje reciproke, si kusht thelbësor dhe kryesor për anëtarësim në BE- një hap ky që dëshmon se përfundimisht shtetet e Ballkanit perëndimor nuk kanë perspektivë tjetër përveç përballjes me të kaluarën dhe integrimit në BE. Mesazhet e tilla nga zyrtarët e BE-së në mënyrë indirektë janë dërguar kaherë, por  së fundi, një mesazh i tillë i fuqishëm dhe tepër kuptimplotë është dërguar nga Eurodeputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Peter Beyer, i  cili menjëherë pas zyrtarizimit të negociatave për anëtarësim mes BE-së dhe dy shteteve të Ballkanit, Maqedoni she Shqipëri, dërgoi mesazhin e qartë në Beograd se Bashkimi Evropian nuk pranon shtete që kanë çështje të pazgjidhura kufitare apo territoriale. Ai po ashtu ka bërë të ditur se në këtë  agjendë  edhe nisma Ballkani i Hapur duhet të funksionojë vetëm si pjesë e procesit të Berlinit. Pra tani  secilën ditë, në ecje e sipër drejtë synimit për  integrim në BE, do të bëhet e ditur në secilin hap se rrugë tjetër nuk kanë Kosova dhe Serbia, por duhet të gjejnë zgjidhje kompromisi për të arritur marrëveshjen për normalizim. Mendoj të dy këto shtete gjenden ende larg për të arritur ndonjë marrëveshje dhe po ashtu shumë më larg për rrugën në BE. Nga  mungesa e seriozitetit për tu ballafaquar me kompromisin, rruga e hyrjes në BE për këto dy shtete është ende shumë larg. Derisa nuk do ti ndalin lojërat me zvarritjen e arritjes së marrëveshjes për njohje dhe normalizim, këto dy shtete, Serbia dhe Kosova do të mbeten shumë gjatë jashtë BE-së.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".