Pa përjashtim dhe pa seleksionim, i gjithë sistemi i drejtësisë  dhe sigurisë të verifikohet me ligjin Vetting 

Pa përjashtim dhe pa seleksionim, i gjithë sistemi i drejtësisë  dhe sigurisë të verifikohet me ligjin Vetting 
Pa përjashtim dhe pa seleksionim, i gjithë sistemi i drejtësisë  dhe sigurisë të verifikohet me ligjin Vetting 

Muhamet Kelmendi

  • 25 July 2022 - 19:00

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 

Edhe KGJK dhe KPK kërkohet të shqyrtohen me VETTING. Është e domosdoshme që edhe në mekanizmat tjerë të bëhet VETTING-u. Këtu është çështja për subjektet ekonomike, shoqërore dhe juridike të shtetit. VETTING-u duhet të bëhet edhe në polici dhe në tërë mekanizmat e sigurisë së shtetit. Kudo ka nevojë vendi të ketë VETTING. Nuk duhet fare të dëgjohen zërat që janë kundër. Ata kanë pasur kohë të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes. Këtë nuk e bënë.

 

VETTING-u duhet të bëhet për të gjithë dhe ai është shumë  i domosdoshëm  për verifikimin e të punësuarve në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Në kuadër të punës për zbatimin e VETTING-te do të kenë pengesa të ndryshme dhe shumë të mëdha. Sistemi i drejtësisë në Kosovë donë shërim. Vetë të punësuarit në sistem e kanë krijuar gjendjen e rëndë. Në sistem të drejtësisë ju duket të punësuarve se pak po fitojnë. Ata u lidhen në dukurit informale dhe e keqpërdoren sistemin. U bënë shumë të pasur. Kuptohet se nuk janë të gjithë në pozitë të dyshimtë dhe që kanë keqpërdorur. Por kur shumica është, e pësojnë edhe të tjerët, ndërsa sistemi lëngon. VETTING-u duhet të bëhet. I tërë sistemi i drejtësisë, si gjykatat, ashtu edhe prokuroritë duhet domosdo ti nënshtrohen VETTING-ut. Edhe KGJK dhe KPK kërkohet të shqyrtohen me VETTING. Është e domosdoshme që edhe në mekanizmat tjerë të bëhet VETTING-u. Këtu është çështja për subjektet ekonomike, shoqërore dhe juridike të shtetit. VETTING-u duhet të bëhet edhe në polici dhe në tërë mekanizmat e sigurisë së shtetit. Kudo ka nevojë vendi të ketë VETTING. Nuk duhet fare të dëgjohen zërat që janë kundër. Ata kanë pasur kohë të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes. Këtë nuk e bënë. Sa veta u kapen në përgjegjësi nga gjyqtarët, nga prokurorët, nga të punësuarit nëpër firmat publike dhe shtetërore? Kush u dënua nga të punësuarit në PTK, në APK, nga anëtarët e bordeve, që paguhen me nga 5 a 6 mijë euro në muaj? Cilët u nxorën nga puna për keqpërdorime? Askush! Këtej del e domosdoshme që në Republikë, kudo, deri edhe në veprimtarinë private, të shtohet kontrolli dhe masat juridike të përgjegjësisë. Çka është mjaft është mjaft.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".