Kosova po i vuan seriozisht pasojat e politikes së jashtme pasive e të dështuar që e kishim në mandatet e kaluara të qeverisjes skajshmërisht të inkriminuar

Kosova po i vuan seriozisht pasojat e politikes së  jashtme pasive  e të dështuar që e kishim në mandatet e kaluara të  qeverisjes skajshmërisht të inkriminuar
Kosova po i vuan seriozisht pasojat e politikes së  jashtme pasive  e të dështuar që e kishim në mandatet e kaluara të  qeverisjes skajshmërisht të inkriminuar

Skender Mulliqi

  • 26 July 2022 - 14:56

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

 Sa ishte e suksesshme politika e jashtme e Kosovës në pika të shkurtra? Nw Bruksel, Madrid, BE dhe NATO dhe me fqinjët tanë? Nga secila politikë , edhe politika e jashtme, maten së sa ato kanë qenë produktive dhe të suksesshme. Nuk mund të jemi të kënaqur sidomos më politikat e jashtme që nga viti 2008 kur I kishim kompetencat, së e kishim shpallur pavarësinë e shtet. Kosova në vitet e para ka realizuar më sukses synimet lidhur më pranimin e më së 100 shteteve dhe nga ato më kualitativet, të cilat edhe kanë qenë sponzoruese të lirisë dhe pavarësisë nga Serbia. Dhe, po thuaj së për shumë vite këtu u ndalëm më të drejtë apo pa të drejtë. Më shumë vjen në shprehje kjo e para, së nuk patëm përfaqësim të denjë nëpër ambasadat të cilat edhe I hapem nëpër botë. Nuk u realizuan synimet tona për tu inkuadruar në shumë organizma ndërkombëtar, vetëm ne disa. Nuk patëm as liberalizim të vizave më fajin e drejtuesve tanë të shtetit të cilët, nuk u angazhuan sa duhet. Kosova ende ka mbetur vendi më izoluar jo edhe pa fajin e Bashkësisë Ndërkombëtare.

Kjo tregon për mënyrën e zgjedhur të dobët të te udhëhequrit më politikat e jashtme dhe dështimet e tyre. I lëshuam për një kohë të gjatë terren Serbisë për të lobuar. Ky lobim rezultojë më 17 qnjohje , që është e pafalshme për Kosovën. Kjo status kuo erdhe për mos gjetjen edhe te një koncenzusi nacional .Nuk patëm kreativitet por pasivitet në formulimin dhe arritjen e qëllimeve të jemi më afër BE-së. Bllokadat nuk hiqen vetvetiu, por më vendosmëri të madhe, dhe më njerëz të zot në diplomacinë e jashtme , të çilet ende nuk I kemi edhe pse janë bërë disa ndryshime kadrovike.

Duhet nxituar për të zënë hapin e humbur, duke lobuar së pari ,që pesë shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin. Të qahen bllokadat për tu afruar më shumë strukturës të BE-së dhe të NATO-së, kur dihet së flakët e luftës në Ukrainë mund të shpërthejnë edhe në Ballkan .Ne, kemi një shtet fqinjë shumë armik siç është Serbia , e cila nuk i ka hequr apetitet pushtuese, edhe pse e humbi luftën në vitin 1999. Me gardën e vjetër politike perspektiva e Kosovës ishte  shumë u mbyll. Tani KON filluar hapa të ri më shpresë dhënës .Politika jonë e jashtme duhet të aktivizohet për ti ruajtur interesat shtetërore dhe nacionale të luhatura. Nuk bënë më që rastet të lëshohen lehtë.

Pa politika të forta e largpamëse a të jashtme, nuk mund të kemi zhvillime serioze për ta ndryshuar pozicionin e deritashëm të ngurtë të Kosovës. Synimet strategjike profesionale të vendit arrihen më kuadro të përgjegjshme dhe kuadro të cilat kanë njohuri të duhur në fushën e diplomacisë të jashtme. Me megaloman dhe më njerëz të paditur e interesgjinjë të politikës, nuk arritëm të kemi kreativitet për të kaluar shumë lagë kufirin…!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".