E drejta e ushtrimit të kontrollit mbi drejtësinë, e drejtë e garantuar kushtetuese

E drejta e ushtrimit të kontrollit mbi drejtësinë, e drejtë e garantuar kushtetuese
E drejta e ushtrimit të kontrollit mbi drejtësinë, e drejtë e garantuar kushtetuese

Muhamet Kelmendi

  • 28 July 2022 - 07:45

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Në kohën e votimit për këtë gjykatë nga organet kompetente nuk u diskutuan modalitetit, fakti i vendosjes së kësaj gjykate nën Gjykatën Supreme të Kosove dhe rrjedhimisht edhe nën Gjykatën Kushtetuese, por diskutohej votimi. Kjo bëri të mundur që kjo gjykatë,edhe pse e Kosovës, asgjë të Kosovës nuk ka në aktivitet. Është tërësisht e pavarur. Momenti i vetëm që mund ta ndali këtë gjykatë është Kuvendi i Kosovës. Ky është organi që e ka krijuar dhe ky organ mund të ja ndërpres punën. Këtu mund të ndihmoj shumë paraqitja si temë për diskutim e ndoshta edhe për votim në Këshillin e Evropës.

-Gjykata Ndërkombëtare e Hagës dhe Gjykata Speciale nuk janë krijuar që ndonjë subjekt gjyqësor i vendit të ketë kontroll juridike mbi punën e tyre. Këtej shkon edhe fakti se nëse lejohet që Gjykata Supreme e një vendi a e Kosovës për personat e vetë fizike të akuzuar të vendos, atëherë kjo gjykatë as që ishte krijuar si mekanizëm ndërkombëtar. Tërë çështja është se këto Tribunale Ndërkombëtarë në Den Hag janë krijuar nga KS i OKB-se, ndërsa Gjykata Speciale për Kosovën në Dene Hagë është krijuar nga Kuvendi i Kosovës. Në kohën e votimit për këtë gjykatë nga organet kompetente nuk u diskutuan modalitetit, fakti i vendosjes së kësaj gjykate nën Gjykatën Supreme të Kosove dhe rrjedhimisht edhe nën Gjykatën Kushtetuese, por diskutohej votimi. Kjo bëri të mundur që kjo gjykatë,edhe pse e Kosovës, asgjë të Kosovës nuk ka në aktivitet. Është tërësisht e pavarur.

Momenti i vetëm që mund ta ndali këtë gjykatë është Kuvendi i Kosovës. Ky është organi që e ka krijuar dhe ky organ mund të ja ndërpres punën. Këtu mund të ndihmoj shumë paraqitja si temë për diskutim e ndoshta edhe për votim në Këshillin e Evropës. Në KE u nxor rezoluta pas raportit gënjeshtar të Dick Martit dhe këtu, nëse merret qëndrim tjetër, e ka lehtë Kuvendi i Kosovës ta revokon vendimin e vetë dhe ta shpalli inekzistente Gjykatën Speciale. E tërë kjo punë mundë të arrihet me një punë të përbashkët të Shqipërisë me Kosovën, mundet edhe me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, ndoshta edhe me ndonjë shtet tjetër, në mënyrë që KE të nxjerr rezolutë të re, duke anuluar rezolutën e parë dhe duke e shpallur Razolutën e Dick Martit të manipular dhe gënjeshtare me fakte dhe me prova.

Këtu ka fakte mjaft që Raporti gënjeshtar i Dick Martit është gënjeshtar dhe i përgatitur nga Moska dhe nga Beogradi. Vetë ky fakt mjafton. Ndërsa, faktet konkrete të pafajësisë duhet të paraqiten nga Tirana dhe nga Prishtina. Këto kanë prova dhe fakte, që provojnë fallsitetin e Raportit të Dick Martit. Ndërsa, KE mund të kërkoj edhe përgjegjësi nga Dick Marti për manipulimin që i bëri këtij organi të lartë të Evropës, gjoja me fakte, e të cilat tërësisht ishin dhe mbesin të falsifikuara dhe anti UCK-së dhe intervenimit të NATO-s ndaj Serbisë. Këtu duhet punuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".