Kosova nuk guxon të gaboj, pa SHBA nuk ka dialog me Serbinë

Kosova nuk guxon të gaboj, pa SHBA nuk ka dialog me Serbinë
Kosova nuk guxon të gaboj, pa SHBA nuk ka dialog me Serbinë

Muhamet Kelmendi

  • 29 July 2022 - 07:26

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Takimi midis Sekretarit amerikan të shtetit, z.Blinken, me përfaqësuesit e Kosovës, me Presidenten, z. Osmani dhe me Kryeministrin, z.Kurti, ishte në vazhdën e koordinimit të qëndrimeve të shtetit të Kosovës kundruall subjekteve të jashtme, Serbisë dhe në ndërtimin demokratik të shtetit. Ky është një hap konkret në drejtim të përmbylljes së dialogut me Serbinë, duke njohur shtetin, në mënyrë reciproke.

-Takimet e tilla janë thjeshtë ndikim në politikën e Kosovës për dialog me Serbinë. Këtej, shkojnë edhe qëndrimet e BE-së në Bruksel. Në fakt z. Lajcak dhe z Borel në mënyrë të vazhdueshme kërkojnë dialogim. Por, në këtë qëndrim të BE-së, i mungon qëndrimi konkret, si i SHBA-ve, përkatësisht subjektiviteti i shtetit të Kosovës.

Megjithatë, kemi shtete, si Gjermania dhe Austria që e pranojnë shtetin e Kosovës. Mbesin anash 5-ja e BE-së që është edhe frenuesja më e madhe e integrimit të Kosovës. Ndikim ka edhe Anglia me të dërguarin e vetë për dialog me Serbinë. Këto janë forcat e jashtme. Megjithatë, mbetet SHBA si faktor vendimmarrës në çështjen e Kosovës. Dhe, kjo kështu është shumë e kapshme. Pa SHBA-në nuk ka ku shkon Kosova dhe as Shqipëria.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".