Krimi i organizuar me ofensivë të luftës speciale kundër koalicionit qeverisë, “Kali i Trojës” është ndërtuar gati për të vepruar

Krimi i organizuar me ofensivë të luftës speciale kundër koalicionit qeverisë, “Kali i Trojës” është ndërtuar gati për të vepruar

Gani Qarri

  • 01 August 2022 - 07:43

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Veçanërisht PDK dhe LDK të alarmuara se do të shfuqizohen përfundimisht të gjitha marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, të nënshkruara nga bosët e partive të tyre, Thaçi e Mustafa, përfshi marrëveshjen për asociacionin kundër kushtetues një etnik serb, ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut të vendit tonë Serbisë fashiste, shihet qartë se i ka nxitë këto parti të dyshimta, të fillojnë luftën e hapur speciale dhe propagandistike për ta rrëzuar, me çdo kusht qeverinë Kurti nga pushteti.

-Kooketimi i Kurtit me hoxhallarë, akt me të cilin ka krijuar antipati të dukshme edhe në SHBA, mosfunksionimi i drejtësisë në vend, e cila edhe mbi një vit e gjysmë pas ndryshimeve të pushtetit, ende nuk ka arritur ta vendosë asnjë politikanë të inkriminuar para drejtësisë, vizitat e pakuptimta të ministres së Drejtësisë dhe kryetarit të Kuvendit të ashtuquajturës ndërmarrje kriminale, si dhe kritikat e jashtëzakonshme nga ana e Konjufcës drejtuar Gjykatës Speciale në Hagë, kanë krijuar përshtypjen tek opozita e inkriminuar, se koalicioni aktual, nuk është duke u ndjerë i sigurt në qeverisje.

Lavdërimi që Sekretari i Shtetit Antony Blinken i bëri, jo Kurtit por presidentes së vendit, Dr. Vjosa Osmani në Ëashington, si dhe afria dhe përparësia e dukshme që i ofrohej presidentes, në krahasim me kryeministrin, nga mikpritësit e lartë të administratës së shtetit në SHBA, ka trimëruar tej mase opozitën e inkriminuar, që të ndërmarr çdo hap të mundshëm, përfshi edhe blerjen e deputetëve dhe ndërkëmbëzat politike, për rrëzimin me çdo mjet, të Qeverisë aktuale, nga pushteti.

Veçanërisht PDK dhe LDK të alarmuara se do të shfuqizohen përfundimisht të gjitha marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, të nënshkruara nga bosët e partive të tyre, Thaçi e Mustafa, përfshi marrëveshjen për asociacionin kundër kushtetues një etnik serb, ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut të vendit tonë Serbisë fashiste, shihet qartë se i ka nxitë këto parti të dyshimta, të fillojnë luftën e hapur speciale dhe propagandistike për ta rrëzuar, me çdo kusht qeverinë Kurti nga pushteti. Kështu që kohët e fundit, partitë e inkriminuara sidomos PDK dhe LDK, kanë filluar të përdorin edhe metodat e tyre më meskine, duke mos hezituar të futin në përdorim edhe skenarin e kuajve të "Trojës" për ta pamundësuar nga brenda vazhdimin e qeverisjes së vendit nga LVV- Lista Guxo, me metodat e krijimit të kundërthënieve dhe mosfunksionimit stabil edhe në qeveri dhe vet procesin e vendimmarrjes në Kuvend, duke pasur parasysh se edhe vet kryetari i Kuvendit, është njëri prej tyre, një ish anëtar i SHIK-ut.

E krejt kjo po vërehet publikisht, me vendosjen në shënjestër, të blerjes së deputetëve brenda vet koalicionit qeverisës, veçanërisht të deputetëve minoritar, si shembulli i deputetes shqiptaro-boshnjake Duda Balje e cila edhe në Komisionin hetimor është përplasur publikisht me anëtarët e saj duke refuzuar të votojë sipas parimeve dhe përcaktimit të politikës së interesit të partneritetit në koalicion. Se nisma të tilla oportuniste, janë në trend e sipër, e vërtetoi edhe vet deputeti i LDK-s, e kryetar i Grupit parlamentar të kësaj partie lajkatare Arben Gashi, i cili u shpreh se gjoja, tani është siguruar edhe numri i deputetëve të mjaftueshëm nga pozita, të cilët do të “dezertojnë” nga koalicioni qeverisës e ti bashkohen LDK-së, për ta rrëzuar qeverinë aktuale, në vjeshtën e vonshme apo pjesën e fundit të këtij viti kalendarik!

Madje sipas tij, ka lëvizje dhe interesime nga tetë deputetë, të cilët gjoja kanë shprehur interesim për të ardhur në koalicion”, gjë që dëshmon se partitë e inkriminuara dhe ish pushtetarët e sprovuar me manipulime nga më meskinet, tani në opozitë, kryesisht nga nëntoka e LDK-së dhe PDK-së, do ti fusin në përdorim edhe paratë e pista që i kanë ripërtërirë duke krijuar biznese oligarkësh me infuzione financiare nga shpërdorimi i fondeve 3% dhe Vendlindja Thërret, që ti joshin, pikërisht tani deputetët e pa vendosur e të luhatshëm brenda koalicionit qeverisë të LVV-së, për t`ia kthyer shpinën koalicionit dhe rrëzuar qeverinë Kurti.

Krejt kjo me projektin e parapërgatitur ogurzi, që edhe përmes blerjes tinëzare me para të dyshimta, të deputetëve, ish abuzuesit e pushtetit, të rikthehen në qeverisje, uzurpatorët dhe zhvatësit që e frenuan zhvillimin e Kosovës, thelluan varfërinë, e shkatërruan çdo perspektivë për plotë dy dekada dhe bllokuan gjithë vendin nga bota demokratike, para se reformat e filluara në drejtësi, t`ia nxjerrin në sipërfaqe secilit lider politik apo vartësi të tij, lidhjen me krimin e organizuar dhe bëjnë publike pasuritë e krijuara kundërligjshëm, me zhvatjen dhe përvetësimin e çdo gjëje të vlershme të qytetarëve të Kosovës, përderisa mbanin peng qeverisjen dhe kishin kapur gjithë shtetin me forcë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".