Fshati Karaçevë i Kamenicës që injorohet nga pushteti dhe rrezikohet nga ushtar e polic serb merr një vendim të madh

Fshati Karaçevë i Kamenicës që injorohet nga pushteti dhe rrezikohet nga ushtar e polic serb merr një vendim të madh
Fshati Karaçevë i Kamenicës që injorohet nga pushteti dhe rrezikohet nga ushtar e polic serb merr një vendim të madh

Selver Lenjani

  • 06 August 2022 - 13:04

Shkruan: Selver Lenjani

Me vendim të posaçëm të Bashkësisë Lokale tyë Fshatit Karaçevë e poshtme, është vendosur për emërtimin e rrugës më problematike të këtij fshati, që shpesh vizitohet, cenohet nga ushtar dhe polic serb, e harruar nga shteti dhe pushteti, që kjo rrugë tash e tutje, prej kthesës Novosellës e deri te rruga e Breznicës e mban emrin e ri, emrin e atyre që më së shumti na ndihmuan ta aktualizojmë, sensibilizojmë dhe mbrojmë këtë zonë kufitare nga grabitja e Serbisë. Pra kemi vendosur që kjo të quhet Rruga e Mediave.

Kemi vendosur kështu për të qenë shumë korrekt dhe mirënjohës ndaj medieve që kurrë nuk na kanë harruar dhe na kanë vizituar e na e kanë mundësuar ti shprehim hallet dhe shqetësimet tona. Me kënaqësinë të madhe bashkësia lokale po e njofton opinionin publik përmes medieve elektronike edhe të shkruara se në brezin kufitar rruga që e përshkon këtë brez tash e tutje e mbanë me nderë dhe respekt emrin e ri Rruga e Mediave.

Ne për këtë vendim, si Bashkësi Lokale e kemi njoftuar edhe kryetarin e Komunës së Kamenicës Z. Kadri Rahimaj, nënkryetarin e komunës Z. Faton Jakupi, kryesuesin e kuvendin Z. Liridon Kastrati si dhe drejtorin e shërbimeve publike Z. Zotrim Kastrati. Pra të gjitha nivelet e institucioneve, lokale e qendrore, janë në dijeni dhe të mirinformuara për këtë emërtim të rrugës, emërtim për të cilin jemi dakorduar dhe vendosur ne si bashkësi lokale me kërkesë të shumicës së banorëve të cilët kërkesën e tyre e kanë legjitimuar me mbledhjen e nënshkrimeve, të të gjitha banorëve të brezit kufitar Karaçevë e poshtme. Ky vendim është zyrtarizuar edhe me tabelat që janë vendosur në hapësirën nga kalon rruga nëpër zonën e Karaçevës, që e mban emrin e ri "Rruga e Mediave".

Ky vendim dhe ky veprim është vetëm një mirënjohje e vogël për punën e madhe të gazetarëve që kanë dhënë dhënë  kontribut të jashtëzakonshëm në artikulimin e kërkesave të banorëve të kësaj Bashkësie Lokale në brezin kufitar, për ruajtjen e territorit, sovranitetit, integritetit territorial të Republikës së Kosovës Ne ju përgëzojmë për punën e bërë,gjithashtu e falënderojmë edhe KFORIN, Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe përkujdesjen e vazhdueshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".