Fjalën e ka diplomacia preventive, para se Serbia të ndërhyjë në Kosovë !

Fjalën e ka diplomacia preventive, para se Serbia të ndërhyjë në Kosovë !
Fjalën e ka diplomacia preventive, para se Serbia të ndërhyjë në Kosovë !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 06 August 2022 - 15:04

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Si mund të zgjedhet deputet-nënkryetar i Parlamentit të Serbisë, Bozhidar Deliq, kur ai është nën hipotekën e kryerjes së maskarvae dhe të krimeve të luftës pushtuese serbe në Kosovë. Për këtë  akt vandal  dhe skandaloz antijerëzor, antiligjor dhe anticivillizues e antievropian, duhet të sanksionohet qeveria  e Serbisë nga OKB-ja, nga BE-j, nga NATO-ja e Amerika, duke e detyruar, që të spastrojë radhët e nomenclatures së saj dhe të kuvendit të Serbisë nga elementët  ultranacionalistë dhe fashistë serbomëdhenj të regjimit gjenocidal të Slobodan Milosheviqit, që  sheshit  përmes tyre po provokojnë luftëra të reja agresive dhe gjenocidale kundër shqiptarëve në Kosovë, në Kroaci dhe në Bosnjë e Hercegovinë.

Mirëpo, këtë çmenduri të vampirizuar të regjimit gjenocidal të Slobodan Milosheviqit (1989-1999), duhet parandalur dhe sanksionuar me çdo kusht  DIPLOAMCIA PREVENTIVE  UNIKE  e Amerikës, e NATO-s, e BE-së dhe e OKB-së.  Ndryshe, ekziston rreziku që bandat çetbiko-fashiste të Slobodan Milosheviqit, të rikthejnë luftërat gjenocidale të  viteve ’90 të shekullit XX të Serbisë në Kroaci, në BeH dhe në Kosovë. Një reprizë e tillë e politikës kolonialiste dhe gjenocidale e “bishtave” të Slobodan Milosheviqit, do të ishte  tragjedia e Ballkanit Perëndimor, me synim të veçantë të zhbërjes së Republikës së Kosovës, po qe se kjo nuk aderon sa më parë në Paktin NATO dhe në BE.

Zgjedhja e Deliqit nënkryetar i Parlamentit të Serbisë, mbyll çdo dialog dhe çdo reciprocitet me Prishtinën zyrtare

Këtë qëllim provokues dhe kërcënues ndaj Kosovës,   e demonstruan publikisht ultranacionalistët dhe ekstremistët e regjimit të Aleksandër Vuçiqit, me rastin e formimit të legjislaturës së re të Kuvendit të Serbisë, më 3 gusht 2022, ku  në ballë të saj, si njëri nga shtatë nënkryetarë, u zgjodh gjenerali famëkeq, Bozhidar Deliq me origjinë nga Kosova, i cili gjatë operacioneve luftarke të “Brigadës së Motorizuar 549”(UJ) në  fshatrat  e Gjakovës, Mejë dhe Korenicë, ka kryer krime të luftës, duke vrarë civilë shqiptarë,si dhe duke djeguar dhe shkatërruar fshtatra e qytete shqiptare në Kosovë. (!989-1999).

Uashingtoni  t’ia  “shkulë veshin”  presidentit Vuçiq

 Pra, si Amerika, ashtu edhe  BE-ja, ashpër  t’i reagojnë Vuçiqit, nuk ka amnistim për kriminelët e luftës, siç është Bozhidar Deliq, i cili si kryekomandant i “Brigadës së Motorizuar 549 të Ushtrisë Jugosllave(JV)” në Kosovën e pushtuar nga regjimi i Kryekriminelit Slobodan Milosheviq, sipas dokumentacionit të “ Fondit  të së Drejtës Humanitare në Beograd (FHP), të publikuar  më 2013, kjo brigadë e kriminelit Bozhidar Deliq ka zhvilluar tetë ofensiva ushtarake në disa fshatra të Kosovës, ku gjatë muajve mars dhe prill të vitit 1999, ka vrarë 885 njerëz. Në sulmin e 27 prillit  1999 në fshatrat Mejë dh Korenicë, pjesëtarët e ushtrisë, të policisë dhe të njësive paramilitare, duke përfshirë  edhe pjesëtarët e Brigadës  549, të komanduar nga Bozhidar Deliqi, kanë vrarë 377 civilë, prej tyre 36 më të rinj se 18 vjeç”. (https://detektor.ba/2022/08/03/general-koji-je-ratovao-na-kosovu-izabran-za-zvanicnika-skupstine-srbije/).

 Ata, sikurse Bozhidar Deliq me fshistët e tjerë serbomëdhenj, që ende nuk janë ngopur me gjakun, me  vrasjen , me masakrat dhe me gjenocidin e Slobodan Milosheviqit ndaj shqiptarëve në Kosovë, ndaj kroatëve në Kroaci dhe  ndaj myslimanëve boshnjakë në Bosnjë, që po provokojnë ta kthejnë “prapa” historinë dhe realitietin modern të njerëzimit, nuk duhet favorizuar as politika e brendshme e as ajo e jashtme e asnjë shteti, mbase ata janë regresivë, të verbër dhe antivlera të botës së sotme. Ata janë humnera-katastrofa e njerëzimit, sepse veç të drejtave dhe lirisë së tyre, nuk njohin lirinë dhe vlerat e popujve të tjerë as në Ballkan, as në Evropë dhe, askund në botë. Të tillë janë dëshmuar serbët, edhe në 3 gjenocidet e fundit kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, gjatë viteve ’90 të shekullit XX.

Tani, pas tri dekadash, serbët dhe Serbia në vend se të kërkojnë  të pajtohen me shqiptarët, me kroatët dhe me myslimanët boshnjakë për 3 gjencidet dhe shkatërrimet e tyre, bëjnë të kundërtën, luajnë  rolin pervers të “viktimës”, duke u shtirur para botës së civlizuar demokratike, se gjoja të tjerët (shqiptarët, kroatët dhe myslimanët boshnjakë) u “kanë borxh” për krimet e tri gjenocideve të tyre, të komanduara nga Sloodan Milosheviqi, Bozhidar Deliqi, Ratko Mladiqi…, e qindra e mijëra të tjerë, që dogjën dhe shkatërruan përfundimisht  Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë së Titot, për ta rizgjeruar  territorin e Serbisë së Madhe të Ilija Garashaninit (1844), të  Nikola Pashiqit (“…. 1912-1918…”), të Slobodan Milosheviqit (1989-1999) etj.

 Bozhidar Deliq, nënkryetar i sapozgjedhur i Kuvendit të Serbisë, të shpallet menjëherë PERSONA NONGRATA, për shkak të kryerjes së krimeve të gjenocidit në Kosovë (1999) !

 Pikërisht, edhe ky rast i zgjedhjes deputet(nënkryetar) së kriminelit Bozhidar Deliq, është një nga argumentet më të qëndrueshme, se, edhe pas kryekriminelit Slobodan MIlosheviq (1989-1999),  Serbia asgjë nuk ka ndryshuar në objektivat e strategjisë së saj, kur është fjala për zgjidhjen e problemit kolonial shekullor të Kosovës (1912-1999).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".