Serbia po blenë kohë për ti shpëtuar presionit ndërkombëtar që ta njoh pavarësinë e Kosovës

Serbia po blenë kohë për ti shpëtuar presionit ndërkombëtar që ta njoh pavarësinë e Kosovës
Serbia po blenë kohë për ti shpëtuar presionit ndërkombëtar që ta njoh pavarësinë e Kosovës

Blerim Burjani

  • 07 August 2022 - 09:03

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Serbia asnjëherë me këto ide dhe me këtë politik nuk do ta njoh Kosovën shtet, kjo është humbje kohe. Për një pale tabela dhe për letërnjoftime u bë gjithë kjo zhurmë e tensionim që  vjen nga Serbia. Kjo  është tregues e qartë  që s'ka gjë prej njohjes reciproke.

Shtyrja e afatit për zbatimin e reciprocitetit ne zëvendësimin e tabelave dhe letërnjoftimeve,  Serbia fiton në kohë dhe ruan ëndrrat  saj hegjemoniste, fashiste dhe territoriale ndaj Kosovës. Shtyrja një muaj e zbatimit te reciprocitetit është vetëm e kotë, sepse Serbia nuk heq dorë prej ëndrrave të saj për Kosovën dhe gënjeshtrat që sajohen në Serbi. Bashkësia Ndërkombëtare sërish është në lajthitje. Serbia asnjëherë me këto ide dhe me këtë politik nuk do ta njoh Kosovën shtet, kjo është humbje kohe. Për një pale tabela dhe për letërnjoftime u bë gjithë kjo zhurmë e tensionim që vjen nga Serbia. Kjo  është tregues e qartë  që s'ka gjë prej njohjes reciproke. Gabimet po përsëriten, ky është një  rrëshqitje serioze por edhe një dështim, edhe për Kosovën edhe për miqtë e saj përballë  lojës që po luhet nga ana e Serbisë dhe Rusisë.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".