Shqipërisë i duhet një lëvizje e re qytetare për të shpëtuar nga lidhja mafioze e Edi Ramës !

Shqipërisë i duhet një lëvizje e re qytetare për të shpëtuar nga lidhja mafioze e Edi Ramës !
Shqipërisë i duhet një lëvizje e re qytetare për të shpëtuar nga lidhja mafioze e Edi Ramës !

Fadil Maloku

  • 08 August 2022 - 08:03

Shkruan: Sociologu Fadil Maloku

Ndryshe, Shqipëria me këtë trend krimi e korrupsioni, as për 50 vitet e ardhshme, s'ka shanse të bëhet pjesë e BE-s. Ajo me Edi Ramen, mund të bëhet vetëm vasale sllave e "Open Ballkanit"- "Mini-Shengenit".

-Qou vadis o Shqipëria e Ismajl Qemalit, Hasan Prishtinës, Gjergj Fishtës, Faik Konicës, Fan S. Nolit! Edvin Rama, i verbuar nga "madhështia e kolltukut demokratik dhe nga këshillimet" kryekëput antishqiptare të marra nga dy kosovarët (Sh.M dhe B.H.) ia ka nisë ta shpërfill haptas dhe frikshëm qeverinë aktuale kosovare, dhe kryeministrin e saj  Albin Kurti. Për të shpëtuar Shqipëria, po edhe gjithë shqiptaria nga kthetrat e kësaj qeverie mafioze, asaj i duhet një lëvizje e re aktive qytetare. Një lëvizje, me një lidership të liruar nga hipotekat, stereotipitë dhe paragjykimet e së kaluarës, enverizmit stalinist, pastaj pengesat e tranzicionit, telasheve të kanabisit!, si edhe interesave greko-sllave që po përpiqen të instalohen përmes Rusisë,  Serbisë dhe Kines. Pra, një lëvizje ku luftimi i krimit, korrupsionit, klientizmit politik, nepotizmit, etj. do bëheshin agjense nxitëse dhe imperative kryesore sociopolitike për vendin, i cili nga shumë mekanizma ndërkombëtar është identifikuar si shteti më i varfër dhe me shkallë më të lartë korrupsioni, në kontinent!? Ndryshe, Shqipëria me këtë trend krimi e korrupsioni, as për 50 vitet e ardhshme, s'ka shanse të bëhet pjesë e BE-s. Ajo me Edi Ramen, mund të bëhet vetëm vasale sllave e "Open Ballkanit"- "Mini-Shengenit".

Qytetaria shqiptare ka shumë veti e kulturë evropiane, por kan një kastë matrapazësh e mercenarësh politik që në emër të demokracisë ka uzurpuar pozita kyçe në shoqëri. Duke folur në emër të kësaj fisnikërie e kulture evropiane, qeveria aktuale, si një tufë dallavergjinjësh e ryshfetgjinjësh, e ka humbur jo vetëm të drejtën politike, sepse, atë e dhunuan publikisht por, edhe morale të përfaqësimit. Pra një lëvizje e re, duhet ta ndihmojë këtë "shkurorëzim" të kësaj kaste me qytetarinë dhe rininë fisnike shqiptare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".