Një komb me dy shtete, Kosova dhe Shqipëria nën mburojën  mbrojtëse të NATO-s

Një komb me dy shtete, Kosova dhe Shqipëria nën mburojën  mbrojtëse të NATO-s
Një komb me dy shtete, Kosova dhe Shqipëria nën mburojën  mbrojtëse të NATO-s

Faik Krasniqi

  • 17 August 2022 - 18:55

Shkruan: ANALISTI-Faik Krasniqi

 

NATO është në Kosovë dhe është garantuese e sovranitetit të Republikës së Kosovës. Ata janë garantues të kufijve tanë, në rast të ndonjë agresioni nga jashtë. Pjesë e NATOS është edhe Amerika, që është garantuesja me e fortë e ekzistencës tonë si shtet dhe komb.

 

Nuk jam duke e kuptuar pse të nënshkruhen marrëveshje të tilla, e aq më pak me Shqipërinë që jemi një komb. Nëse edhe në rast të ndonjë agresioni të mundshëm nuk futemi në luftë për njëri-tjetrin, s'kemi pse të quhemi më komb.  I bie njëjtë sikur unë të nënshkruaj marrëveshje me vellaun tim, që do e mbrojmë njëri-tjetrin në rast se na sulmon dikush. Kjo i bie që nuk kemi besim ndaj ndihmës si vëllezër ndaj njeri-tjetrit. Kjo qeveri dhe presidenca (me që janë në koalicion LVV-lista Guxo) duhet t'i përmbushin premtimet që i kanë bërë ndaj qytetarëve, e që s'janë as për së afërmi me ato që kanë premtuar, dhe më pak të merren me çështje si lufta. Unë besoj në Amerikën dhe s'kam frikë që Serbia do të guxoj të na sulmoj ose nxis serbët për trazira, sepse e marrin përgjigjen nga ata që na garantojnë sovranitetin. Është momenti i fundit që kjo qeveri t'i përgjigjet kërkesave të qytetarëve, ato që i kanë premtuar. As më shumë e as më pak, vetëm kaq.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".