Bashkimi ushtarak i Shqipërisë dhe i Kosovës, hap i rëndësishëm për bashkimin e kombit shqiptar në një shtet

Bashkimi ushtarak i Shqipërisë dhe i Kosovës, hap i rëndësishëm për bashkimin e kombit shqiptar në një shtet
Bashkimi ushtarak i Shqipërisë dhe i Kosovës, hap i rëndësishëm për bashkimin e kombit shqiptar në një shtet

Muhamet Kelmendi

  • 18 August 2022 - 07:52

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Ndoshta ka pengesa, por, ato duhet tejkaluar dhe me vullnet të mirë zgjidhen shume çështje. Shpresohet se Tirana dhe Prishtina e kanë kuptuar gjendjen dhe punojnë që bashkarakisht të bashkohen ushtarakisht në rastet e jashtëzakonshme. E mira është te realizohet bashkimi ushtarak i dy ushtrive shqiptare në një ushtri të përbashkët. Kombit i duhet kjo.

Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete me një komb që pa të drejtë u ndanë në Kongresin e Berlinit të vitit 1878 dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, të vitit 1913. Janë pra dy shtete dhe një komb. Copëtimi i kombit shqiptar në kuadër të shteteve nacional-fashiste ishte i ashpër. Kombi u nda në pesë shtete që u krijuan në Ballkan. Një pjesë iu dha Serbisë, një tjetër iu aneksua Malit të Zi, një pjesë iu aneksua Greqisë dhe tash kemi një shtet tjetër, Maqedonia e Veriut që përbëhet nga 1/2 e territorit shqiptar. Mbeti një shtet i vogël,afër 1/3 e kombit dhe u krijua Shqipëria.

Kjo që iu bë kombit shqiptar ishte dhe mbetet padrejtësia më e madhe në Evropë. Nga një komb shumë i vjetër u krijuan shtete sllavo-ortodokse në tokat shqiptare. Kjo politikë për Ballkanin nga Fuqitë e Mëdha të kohës nuk ka ndryshuar. Kjo del nga gjendja e Kosovës. Asnjë e drejtë nuk po i jepet nga BE. Edhe më tutje po mbrohet politike e shekullit 19 dhe 20 për Ballkanin. Edhe tash po përkrahen shtetet që u krijuan mbi tokat shqiptare. Kjo pozite nuk ka ikur. Serbia synon ripushtimin e Kosovës. Është armatosur nga Rusia dhe nga Kina. Po kërcënon me luftë dhe pushtim. Po organizon grupe kriminale dhe po krijon situate luftarake me kriminelët serb në veri të Kosovës. Mali i Zi po i asimilon territoret që iu aneksuan dhe po krijon kombe të reja, si kombi mysliman në Plavë dhe Guci, në Rozhaje e në Hot e Grudë i ka ndjekur tërë vendasit, shqiptarët. Greqia nuk pranon asnjë zgjidhje të çështjes shqiptare, sikurse është Çamëria. Maqedonia e Veriut që është krijuar mbi 1/ 2 territorit nga shqiptar nuk e futi kombin shqiptar si kategori kushtetuese. Masat janë të rënda.

Situata e tillë tregon se shqiptarët mund ti dalin zotë kombit në këtë kohë vetëm të bashkuar në një shtet. Por, nëse nuk bëhet bashkimi kombëtar, kërkohet të bashkohen forcat, sikundër është fusha e mbrojtjes dhe bashkërisht të punohet për mbrojtje të dy shteteve tona, Shqipërisë dhe Kosovës. Shqipëria është anëtare e NATO-s. Në Kosovë janë të stacionuara forcat e NATO-s me emërtimin KFOR. Shqipëria dhe Kosova të ndara janë të dobëta. Nuk janë mirë të armatosura dhe ashtu të ndara nuk mundë ti kryejnë detyrat e kombit. Bashkimi ushtarak në rast kërcënimi për luftë ose në luftë është hap shumë i madh dhe natyrisht i domosdoshëm. Me atë krijohen kushtet për mbrojtje kombëtare dhe kombi ndihet shumë më i qetë. Bashkimi i dy shteteve, Shqipërisë dhe i Kosovës, mundë të bëhet edhe në fushat tjera, që mundë dhe duhet të jenë unike për komb.

Arsimi, kultura, sporti, lirimi nga pengesat doganore,në qarkullim, në ekonomi e në shumë fusha, si në qarkullim të mallrave, të njerëzve, në punësim e bëjnë unifikimin e kombit dhe kështu kemi një përparim dhe një hap të rëndësishëm në fushën kombëtare të mbrojtjes. Ndoshta ka pengesa, por, ato duhet tejkaluar dhe me vullnet të mirë zgjidhen shume çështje. Shpresohet se Tirana dhe Prishtina e kanë kuptuar gjendjen dhe punojnë që bashkarakisht të bashkohen ushtarakisht në rastet e jashtëzakonshme. E mira është te realizohet bashkimi ushtarak i dy ushtrive shqiptare në një ushtri të përbashkët. Kombit i duhet kjo.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".