Megjithatë, Faleminderit Sali Berisha, t’uron Kosova e pavarur !

Megjithatë, Faleminderit Sali Berisha, t’uron Kosova e pavarur !
Megjithatë, Faleminderit Sali Berisha, t’uron Kosova e pavarur !

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 20 August 2022 - 10:12

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Për të mos u keqkuptuar dhe keqinterpretuar nga lexuesit, që në fillim e ndiej t֝ë nevojshme ta them një të vërtetë, që e ka dëshmuar historia e marrëdhënieve politike ndërkombëtare se në asnjë shtet të botës, nuk ekzisoton ndonjë lider, që nuk ka bërë ndonjë gabim politik, ndaj kjo mund të thuhet edhe për  Sali Berishën edhe si ish-president, edhe si ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë (1992-2013), si dhe për të gjithë ish-presidentët dhe për ish-kryeministrat e tjerë të Shqipërisë, pas tij, pikërisht kur është fjala për Kosovën (1989-1999), sepse Kosovën e pushtuar e patën “harruar” në flakën dhe në terrorin e gjenocidit të forcave çetniko-fashiste barbare militare, policore dhe paramilitare të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

Mirëpo, në këtë kontekst, Sali Berisha dallohet nga të gjithë ish-presidentët dhe ish-kryeministrat e deritashëm (me përjashtim të presidentit të ri të sapozgjedhur Bajram Begaj), mbase më 2007 reflektoi pozitivisht në anën përshpejtimit të procesit të pavarësisë së Kosovës, i cili ia arriti që t’ia thotë presidentit George W. Bush me rastin e vizitës zyrtare të tij, që i bëri Sqipërisë, më 10 qershor 2007.

***

Me gjithë zhgënjimin dhe me alergjinë  shpirtërore dhe faktike, që ndiej nga gabimet e bëra politike, diplomatike dhe ushtarake të të gjithë krerëve të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Sali Berishën, të cilët për një dekadë (1989-1999) nuk ndërmorën asgjë , edhe pse sipas   Kushtetutës së Shqipërisë në fuqi(1998),ku thuhet : “Neni 8, pika 1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.”(“Pegi”, Tiranë, 2002, f.7.)  ishin të obliguar ta merrnin në mbrojtjen ushtarake, politike e diplomatike, që mbi 2 milionë shqiptarë t’i mbronin nga terrorizmi, nga masakrat dhe nga gjenocidi i Serbisë pushtuese agresore të Slobodan Milosheviqit ( e cila vrau dhe masakroi mbi “11.800” shqiptarë, kidnapoi mbi “2647” sish, shpërnguli mbi 1 milion shqiptarë,  dhunoi mbi “22.000” gra e vajza shqiptare, si dhe shkaktoi dëme të shumëta materiale dhe plaçkitje të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme etj…),  duhet të thuhet NJË E VËRTETË (, që duhet ta shkruajë edhe historia, edhe politika, edhe drejtësia shqiptare), se ish-kryemiistri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha ka meritën kryesore historike, që ndikoi te miku ynë i madh dhe i përjetshëm, ish-Presidenti i SHBA-së, George W. Bush, që Amerika ta njihte shpalljen e pavarësis së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Pikërisht, kjo faqe e ndritshme e pavarësimit të Kosovës nga Amerika dhe nga 139 vende të tjera të OKB-së (17 shskurt 2008 deri tani) lë në hije të gjitha gabimet  politike të ish-kryeinistrit Sali Berisha, që kanë të bëjnë me çështjen e Kosovës nën sundimin e egër gjenocidal të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

Pra, njohja e pavarësisë së Kosovës nga presidenti George W. Bush (17 shkurt 2008), është meritë e drejtpërdrejtë historike, politike, diplomatike, kombëtare dhe shtetërore e Sali Berishës ( e askujt tjetër), i cili më 10 qershor 2007 e ftoi presidentin George W.Bush që të vizitonte Tiranën Zyrtare, me ç’rast iu lut që Amerika ta përshpejtonte  njohjen e pavarësisë së Kosovës. Për fat të mirë të popullit liridashës dhe atdhedashës të Kosovës me UÇK-në në krye, Kërkesës së kryeministrit  Sali Berisha iu përgjigj aty për aty presidneti i lartnderuar George W.Bush në fjalimin e tij historik, bërë në Tiranë, më 10 qershor 2007, duke nënvizuar se  “The time has come, actually as soon as possible, that we say “Enough is enough!”. Kosovo is independent!”,conveying a strong and clear message to the international community, and recalling once again the interconnected fate of Kosovo and Albania.(Në:https://euronews.al/en/arts/2021/03/18/enough-is-enough-former-president-bush-declaration-on-kosovo-appears-in-tirana-as-an-art-installation/ ).

Sa më sipër, e vërteta është se, atë që Sali Berisha e bëri në bashkërendim me mikun e tij George W. Bush për njohjen e pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008), për më se 100 vjet nuk e ka bërë asnjë qeveri e Shqipërisë (1912-2022).

Pra, me gjithë gabimet e bëra politike dhe diplomatike të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj Kosovës (1989-1999), meritën historike, kombëtare, atdhetare dhe shtetërore për njohjen e Republikës së Kosovës nga ish-presidenti George W.Bush, më 17 shkurt 2008, askush nuk mund t’ia mohojë, mbase këtë e argumenton vetë pavarësia de fakto dhe de jure e Kosovës.

Kjo ishte pushka përfundimtasre shqiptaro-amerikane  e pavarësimit të Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Kjo është historia e marrëdhënieve miqësore shqiptaro-amerikane e lirisë dhe e sovranitetit të Kosovës, të cilën nuk mund ta  shlyejë askush me “rrameta” politiko-propagandistike në ndërrimin e stinëve të motit me rastin rënies ose të ngritjes së sistemeve të ndryshme politike dhe ideologjike në territoret autoktone të Shqipërisë Etnike.

Faleminderit, Sali Brisha (ish-kryeministër) i Shqipërisë !

Faleminderit, George W. Bush (ish-president) i Amerikës !

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".