Filjalat e Sindikalistëve të Arsimit po e kërcënojnë stabilitetin e Shtetit!... 

Filjalat e Sindikalistëve të Arsimit po e kërcënojnë stabilitetin e Shtetit!... 
Filjalat e Sindikalistëve të Arsimit po e kërcënojnë stabilitetin e Shtetit!... 

Ismail Muçiqi

  • 20 August 2022 - 12:08

Shkruan Gazetari Ismail Muçiqi

Në kohën kur e gjithë Bota po përballet me rrezikun e Sigurisë Globale, luftën në Ukrainë, dhe vatrave tjera gjithandej Botës në Kosovë janë ringjall grupet e njohura të interesit të cilat sa here vendi gjindet në vështirësi ata paralajmërojnë greva, protesta duke i shantazhuar Institucionet e Shtetit. Po të funksiononin si duhet Institucionet e Prokurorisë dhe Gjyqësisë ky far Rrahman Jashari me klanin e tij “sindikalist” që moti do të duhej të përgjigjej para ligjit për dëmet që me vite ja shkaktoj sistemit arsimorë.

Për mua dhe shumë njerëz të logjikshëm {normal} këto grupe të interesit po krijojnë tensione tek qytetaret të cilët mezi po ja dalin ti kapërcejnë vështirësitë dhe krizat socialoekonomike, për të krijuar qetësi dhe normalitet në familjet e tyre. Rrahman Jashari me grupin e tij me vite janë duke e goditur dhe shantazhuar procesin mësimor nëpër shkollat e Kosovës. Veprimet e tija kanë karakter destabelizues, i cili po e manifeston përmes opstrukcioneve duke e penguar dhe bllokuar punën nëpër shkollat tona.

Për shkak të kësaj klime dhe të një varg dobësimesh tjera, duke i politizuar nxënësit, punëtorët e arsimit politika ka depërtuar thellë në poret e sistemit arsimor. Këto veprime të ashtuquajtura “sindikaliste” kanë ndikuar drejtpërdrejtë në cilësinë dhe në rrjedhat normale të procesit mësimor nëpër shkollat tona. Ky po të kishte fare pak ndërgjegje dhe përgjegjësi ky dhe grupi i tij do të duhej që moti të ikun nga byroja politike e quajtur “Sindikatë e Arsimit” e cila edhe në prag të këtij viti të ri shkollor ka filluar aktivitetin politikë për ti futur në grevë punëtorët e arsimit, të cilët po heshtin ndaj kësaj dukurie shumë të rrezikshme.

Është e pajustifikueshme pozicioni dhe indiferenca e strukturave të Arsimit përkatësisht të edukatorëve “mësuesve” të cilët mision primarë duhet ta kishin edukimin dhe arsimimin e drejtë të nxënësve nëpër shkolla duke e dhënë kontributin e tyre në ngritjen e cilësisë duke i realizuar plane programet në përgjegjësi të plotë për të krijuar nxënës me vlera, me profesione, të cilat do të jenë në shërbim të familjes, shkollës dhe Shtetit në përgjithësi. Nuk di a është i vetëdijshëm  Rrahman Jashari se veprimet e tija kanë kaluar qdo normë juridike duke i marrur mbi supet e tija kompetencat e institucioneve legjitime të Ministrisë së Arsimit.

Këtë e dëshmoj kohë më parë ky njeri duke e kundërshtuar idenë e Ministrisë së Arsimit për një lloje vetingu në Sistemin e Arsimit. Kësaj radhe vetëm kaq për veprimet revolucionare të Rrahman Jasharit dhe klanit të tij, do të shkruajmë për rrogat dhe përfitimet financiare të këtij të ashtuquajtur “lider i Sindikatave të Arsimit”.     

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".