Marrëveshja me të akuzuarin për pranimin e fajësisë, pazar korrupsioni i shpikur nga nëntoka kriminale!

Marrëveshja me të akuzuarin për pranimin e fajësisë, pazar korrupsioni  i shpikur nga nëntoka kriminale!
Marrëveshja me të akuzuarin për pranimin e fajësisë, pazar korrupsioni  i shpikur nga nëntoka kriminale!

Dardan Grapci

  • 21 August 2022 - 08:39

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci 

 

Ligji Vetting do të bëjë që të  definohet dhe  të finalizohet edhe pika e luftimit të korrupsionit në mes të gjyqtarit, prokurorit, të akuzuarve, policisë, etj. ku ndër to do  të jete edhe pika që të gjitha lëndët  të kontrollohen edhe njëherë nga ekipe të specializuara, e që do të duhej të ishin ekipe ekspertësh  nga AKI-ja dhe Policia amerikane FBI.

Krejt kjo lojë e pranimit të fajit nga ana e të akuzuarve, që ka filluar të përdoret si mjet lehtësues për të akuzuarit për vepra të ndryshme penale, sidomos për krim e korrupsion, ka për qëllim blerjen e drejtësisë, madje edhe të pafajësisë me para. Sidoqoftë edhe kjo nuk do të funksionon gjatë. Kjo shpikje e këtij mekanizmi juridik, nëse mundë të thuhet ashtu, nuk do të përfundon mirë, sepse edhe nëse i akuzuari lirohen nga burgu duke bërë marrëveshje mes prokurorit dhe avokatit që klienti të lirohet, shumë shpejtë këta të akuzuar do të detyrohen të rikthehen në gjykatë edhe njëherë për të dëshmuar, për tu intervistuar, do të  thirren në seance gjyqësore, për shkak se në kuadër të ligjit të Vettingut do të parashihet verifikimi i n vendimmarrjes së secilit gjyqtar dhe prokuror. Ligji Vetting do të bëjë që të  definohet dhe të finalizohet edhe pika e luftimit të korrupsionit në mes të gjyqtarit, prokurorit, të akuzuarve, policisë, etj. ku ndër to do të jete edhe pika që të gjitha lëndët  të kontrollohen edhe njëherë nga ekipe të specializuara, e që do të duhej të ishin ekipe ekspertësh nga AKI-ja dhe Policia amerikane FBI.

Ky  hetim i thelluar i mënyrës se si është gjykuar krimi i organizuar do të bëjë që shumë prokuror dhe gjyqtarë ta humbin vendin e punës për shkak të lidhjeve dhe bashkëpunimin me   krimin, do të mbesin pa punë si dhe shume nga ata do të mundë të  arrestohen e të dënohem, nëse ka fakte të mjaftueshme edhe pa e pasur fare të  drejtën që  të ankohen.

Prandaj prokuroria  themelore në Prishtinë, edhe gjykatat e prokuroritë tjera, deri te Specialja, duhet të fillojnë menjëherë me mbledhjen e provave dhe fakteve kundër të  gjithë atyre prokuroreve dhe gjyqtarëve të cilët kanë bërë marrëveshje ilegale me palët për lirimin e tyre.

Ministria e Drejtësisë duhet të filloje sa me shpejtë me largimin nga puna të të  gjithë atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve të cilët kanë qenë pjesë të veprave kriminale apo bashkëpunëtorë të pazareve në shitblerje të drejtësisë me lidhjet kriminale.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".