Vuçiqi po do edhe Kosovën, edhe BE-në, edhe Rusinë!
Mehdi Hyseni
Shkruan: Mehdi Hyseni
Kjo strategji racesliste, qubrilloviqiane, millosheviqiane… etj. për rizgjerimin dhe rizmadhimin e kufjve territorialë dhe shtetërorë të Serbisë së Madhe (1844—2022), është edhe më e rrezikshme sesa “ Pakti Ushtarako-Politik i arritur mes Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, bërë më 27 shtator 1940 në Berlin në afatin 10-vjeçar, ku veç Hungarisë, Sllovakisë, Rumanisë, Bullgarisë iu bashkëngjit edhe Mbretëria Jugosllave, më 25 mars 1941…”
-Po, këtë filozofi politike të përçudnuar dhe iracionale me primesa fashiste dhe kolonialiste shekullore serbe (1878-2022) në dëm të shqiptarëve dhe të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike (të cilën pushtuesit dhe aneksuesit serbomëdhenj e quajnë “Juzhna Srbija”), as Filip Vishnjiqi, “gusllari” i verbuar serbomamdh i Vuk Karaxhiqit dhe i “Karagjorgjit si prijës i Kryengritjes së Parë Serbe, 1804-1813”, nuk do të kishte mundur ta këndonte në asnjë variant, sepse kap një gamë të gjerë interesash, që tejkalojnë interesat koloniale dhe imperialiste serbe, edhe jashtë kufijve të Ballaknit, por vetëm se, presidnetit të tij, Aleksandër Vuçiq, popullorqe do t’i thoshte : “DAJ BOZHE SHTA BUDALLA MISLI” !
-Po, kjo do të ishte luftë e Serbisë me gjithë botën, jo vetëm me shqiptarët, me kroatët, me boshnjakët, me malazezët, me NATO-n dhe me Amerikën. Me një fjalë, ky do të ishte fundi i Serbisë si shtet kolonialist dhe imperialist në Ballkan.
Duke qenë se veç Kosovës, Serbia e do edhe Shqipërinë, edhe Detin Adriatik, edhe Kroacinë, edhe Malin e Zi, edhe Bosnjën e Hercegpovinën, edhe krejt Evropën Perëndimore!?
-Ja, kjo strategji pushtuese e Serbisë provon sheshit se sa “neutrale” është ajo në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare!
Ndryshe, nga lahutari popullor serb Filip Vishnjiq, kryediktatori Aleksandar Llukashenko i Bjellorusië (aleat i Vladimir Putinit) ia bëri me dije presidentit serb Aleksandër Vuçiq, që sa më parë, të zgjedhë vetëm një karrige, jo tri apo katra siç po manovron ai. Po ashtu, edhe ambasadori rus në Beograd,Aleksandër B. Harçenko u deklarua se “ndërtimi i bazës ruse në Serbi, është në kuadrin e objektivave prioritare të interesave nacionale dhe shtetërore të Rusisë”.
S’ka dyshim se, të dyja këto deklarata të përfaqësuesve të lartë të Moskës së Rusisë dhe të Minskut të Bjellorusisë, duhet t’i kenë shqetësuar edhe Berlinin, edhe Londrën, edhe Brukselin, përkatësisht edhe BE-në, edhe NATO-n, edhe Amerikën, edhe Kombet e Bashkuara, mbase Beogradi dhe Moska zyrtare përmes presidentit Aleksandër Vuçiq dhe “trabantëve” të tij në kuvendin dhe në qeverinë e Serbisë (duke mos përjashtuar edhe KOS-in), janë duke i hedhur “vaj zjarrit”, që të shpërthejë edhe në Kosovë, ashtu sikurse ndodhi edhe në Ukrainën 45-milionshe nga pushtimi dhe nga agresioni gjenocidal i Rusisë së Vladimir Putinit.
Serbia nuk është shtet asnjanës, por militarist dhe kolonialist, që po kërkon konfrontimin ushtarak të Amerikës dhe të Rusisë në Kosovë
-Ndryshe, po të ishte neutrale (siç gënjejnë krerërt ultranacionalistët serbë), përditë nuk do të blente armë moderne nga Moska dhe nga Pekni, me qëllimin më të rafinuar dhe më të keq- destabilizimin dhe zhbërjen e shtetit të pavarur të Kosovës mga harta e Shqipërisë Etnike.
Gjithashtu, Serbia po të ishte neutrale, qe 14 vjet (2008-2022) do ta kishte njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.
Mirëpo, “Serbia neutrale” është jo vetëm rrenë politiko-propagandistike (sikurse “kombi kosovar” i Nexhmedin Spahiut), por në esencë është krejt militariste dhe hegjemoniste, që po orvatet t’i mashtrojë Amerikën dhe Evropën Perëndimore, se gjoja Serbia pas 3 gjenocideve të saj të kryera gjatë viteve ’90 të shekullit XX ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë në BeH dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë, tanimë “ka ndryshuar” kursin e saj politik klerofashist milosheviqian, gjoja në favorin e ndërtimit të paqes, të pajtimit, të sigurisë, të qëndrueshmërisë, të përbashkësisë dhe të bashkëpunimit me popujt fqinj të Ballkanit. Mirëpo, kjo është vetëm një gënjeshtër sui generis për t’u hedhur “pluhur syve” mbarë opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar, që s’ka asnjë fije lidhjeje me realitetin në terren qoftë në Kroaci, në Bosnjë apo në Kosovë.
Këtë e dëshmon edhe qëndrimi negativ i lidershipit të Serbisë me Aleksandër Vuçiqin në krye, që deri tani ka refuzuar kërkesat e vendeve fqinje, që Serbia të kërkojë falje kolektive për kryerjen e 3 gjenocideve ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).
Gjithshtu, edhe shpërpallja e platformës nacionalshoviniste dhe etnocentriste “srpski svet” të Aleksandër Vulinit (ministër i Brendshëm i Policisë), i mbështetur edhe nga presidenti i tij, Aleksandër Vuçiq, sheshit e përgënjeshtron të ashtuquajturën “Serbia neutrale’, që në thelb, në asnjë aspekt nuk është asnjanëse, por shumë aktive në ndërhyrjen e çështjes së brendshme të Kosovës (veriu i Kosovës), të Malit të Zi, të Kroacisë dhe të Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, me qëllim të fundit që, konfliktin gjeopolitik ndërmjet Moskës, Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (duke u shtirur në rolin e viktimës së piemonit sllav të Ballkaniy), ta zhvendosë në rajonin ballkanik, pikërisht në epiqendrën e Shqipërisë Etnike(Kosovë), ku do të luhej “ndeshja finale” e fuqive të mëdha evropianoperëndimore me Amerikën në krye kundër Rusisë agresore putiniste me amalgamën e saj cariste sllave.
Po të ndodhte kjo përplasje luftarake midis Perëndimit dhe Rusisë, ( gjë që këtë nuk e duan as Amerika, as NATO-ja, as BE-ja e as shqiptarët në Ballkan, sepse do të ishte një fatalitet për gjithë rajonin, por më së shumëti, do të pësonte Serbia si shtet agresor me aleancën e saj ruse), atëherë përgjithmonë, do të ndryshonin kufijt gjeopolitikë dhe gjeostrategjikë të Ballkanit, ku Serbia do të merrte fund si shtet kërcënues dhe destabilizues kolonialist dhe hegjemonist i Ballkanit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".