Faqja e zezë i mbuloftë këta politikan pa dinjitet që nuk e prekin kokën e të bashkohen për shtet

Faqja e zezë i mbuloftë këta politikan pa dinjitet që nuk e prekin kokën e të bashkohen për shtet
Faqja e zezë i mbuloftë këta politikan pa dinjitet që nuk e prekin kokën e të bashkohen për shtet

Fadil Maloku

  • 25 August 2022 - 14:00

Shkruan: Sociologu-Fadil Maloku

Turp! Faqja e zezë! Jazëk u qoftë!

1. Është e pajustifikuar, e papranuar dhe tejet absurde që derisa në Serbi, lidhur me tensionimin e gjendjes në Veri të Kosovës, janë barrikaduar prapa Aleksandër Vuçiqit, me; medie, me shoqëri civile, me Kishë me opozitë... e me dreq të mallkuar, NE nē Kosove jemi duke u sjellë si "pula pa krye"!?

2. Është e turpshme, që të fragmetarizohemi e të bëhemi "pikë e pesë", kur janë në pyetje interesat shtetërore e kombëtare! Ky lloj farë pajtimi e indeference idiotike është dëshmia më e mirë që ne si shoqëri, si politikë bërje edhe organizim social jemi totalisht të papërgatitur si për "betejat" (se për luftën, as që po guxoj ta paramendoj!), ashtu edhe konfrontimet (mediatike, politike, e ushtarake!) që na presin me Serbinë!

3. Bëhuni bashkë, harmonizoni,gjykimet, qëndrimet dhe mendimet Tueja, e harroni për një moment interesat (mafioze) partiake, o të mjerë! Sepse, ato aty do i gjeni kurdo që i kërkoni... këtë turp e marrëzi të ca politikanëve, (b)analistëve e medieve tona mercenare! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".