Kosova në momentin kritik historik për unifikimin e faktorit politik

Kosova në momentin  kritik historik për unifikimin e faktorit politik
Kosova në momentin  kritik historik për unifikimin e faktorit politik

Rexhep Shahu

  • 28 August 2022 - 09:11

Shkruan: ANALISTI- Rexhep Shahu

Unë besoj se politika në Kosovë do të bëhet bashkë në ato që kërkon Amerika, jo thjeshtë se e kërkon Amerika, por sepse Amerika është çliruesja e garantues ja e tërësisë territoriale lirisë dhe sigurisë së Kosovës. Do të bëhen bashkë në kërkesën zyrtare amerikane por nuk bëhen bashkë nga kërkesa e kryeministrit të Kosovës.

- Faktori serb është më i unifikuar në veri por edhe NATO deklaroi se është aty dhe nuk toleron lojëra politike në armë e barrikada. Sa intensifikohet ecuria e dialogut dalin të përçarë shqiptarët. Sepse nuk bëhen unike në qëndrime. Ato që janë miratuar nga parlamentin Kosovës nuk zhbëhen se donë një politikan.

Atë që kërkon Amerika duhet bërë sepse Amerika nuk ka bere luftë për ta fituar Kosovën që ta shesë sot sërish tek Serbia. Në rastin e Amerikës e Kosovës duket se Amerika e donë me shume Kosovën se sa e duan disa politikanë të saj. Asociacioni i komunave serbe si OJQ me fuqi jo ekzekutive le të krijohet sepse nuk mund të ketë shtet brenda shtetit të Kosovës. Kosovën nuk e shoi Serbia për një shekull që e sundoi e do ta shkatërrojë një OJQ brenda shtetit të Kosovës. Besoj se nuk duhet humbë asnjë sekondë kohë meqenëse janë angazhuar amerikanët me dukshëm në procesin e negociatave

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".