Letër dashamirëse personelit mësimor – edukativ të Republikës së Kosovës

Letër dashamirëse personelit  mësimor – edukativ të Republikës së Kosovës
Letër dashamirëse personelit  mësimor – edukativ të Republikës së Kosovës

Halim Hyseni

  • 30 August 2022 - 20:09

 Shrkuan: Halim Hyseni

Letër dashamirëse  personelit  mësimor – edukativ të Republikës së  Kosovës

- Mos u bëni vegël e një personi  pa ndjenja kombëtare!

- Mali ( Kosova  po digjet), plaka (RrahmanJashari)  po   krihet!

- Agjenda  politike e Rrahman  Jasharit  me kolaboracionistë  për shkatërrimin  shtetit të Kosovës dhe kombit  shqiptar duhet të ndalet!

- Mos ia ktheni  buzëqeshjen   dhe shpresën  Vuçiqit se “ Kosova  vërtetë është Serbi!”   

- Me grevë cenohet interesi  publik dhe  ndëshkohet rëndë përjetësisht  e ardhmja e mbi 300  fëmijëve,  nxënësve dhe të studentëvetë Kosovës!

- Me  atavizma të kaluarës,  Kosova dhe kombi shqiptar nuk mund të mbijetojnë!

- A është personeli mësimor – edukativ në  Kosovë më i privilegjuari në Evropë, me performancën më të ulët në  këtë kontinent!?

- Personeli mësimor –  edukativ i  Kosovës, deri në vitin 2018 është paguar kot për pesë vite e  një muaj!?

- Personeli mësimor –  edukativ i  Kosovës, deri në vitin 2018, është paguar kot për pesë vite e  një muaj!?

- Nga  viti  2018 deri në vitin 2020, vazhdon tatëpjeta  e  arsimit të  Kosovës

- Programi i VV-së, nuk  mund të  nxjerrë   edukimin dhe arsimin e tashëm nga  kolapsi!

- Prindër, shoqëri civile, institucione  arsimore -  shkencore në më krye me    Akademinë   e Kosovës,  heshtja e   juaja sa është  e papërgjegjshme  aq  është e turpshme dhe  antikombëtare

-  Kosova peng e SBASHKU-ut dhe BSK-ës

Më vjen keq, për gjuhën që jam duke e përdor, por  ky personsë bashku  me   forcat antikombëtare të pangopura  me pushtetin që kishin dhe që e shkatërruan Kosovën për 20 vite për interesa meskine    të tyre, të    ardhmen  Kosovës dhe  gjeneratave  të reja të saj, janë  duke e mbajtur  peng me  greva të përvitshme  sistemin e edukimit dhe të arsimit të Kosovës dhe të ardhme  e qytetarëve të saj. Për të gjitha  këto kontribute degraduese  dhe  antikombëtare,  ky  dhe mbështetësit  e tij,  duhet të kenë turp. Shpresoj dhe besoj se  rëndë do t’i gjykoj  historia. Sikur ky   shtet i prangosur nga  shërbimet sekrete antishqiptare  dhe   kundër kosovare tëinfiltruar në të gjitha poret e jetës, të kishte funksionuar    nëpërputhje me interesat e qytetarëve, në  zbatimin  dhe  sundimin e ligjit, barazinë qytetare para ligjit, sundimin e drejtësisë sociale  për 20 vite,  Kosova  sot,  do të ishte tërësisht e lirë, sovrane dhe nuk do të kishte nevojë të bisedojë me xhelatët e saj  të viteve  1990 – 1999.

Të nderuar kolege dhe   kolegë gjendja  aq e  rëndë e  sistemit të  edukimit dhe të arsimit në  Kosovë,  më shtyri t’u drejtohem  me këtë letër të hapur. Të nderuara kolege dhe kolegë, unë këtë apel e bëj  i  zemërthyer, sepse  që 58 vite, pandërprerë kam punuar  për të mirën e këtij kombi dhe tëkëtij vendi,  me mundësitë e mia  modeste  

Të nderuara edukatore dhe  edukatorë, mësuese dhe   mësues,  arsimtare dhe  arsimtarë, profesoresha dhe profesorë, ju  keni qenë,  jeni  dhe do të mbeteni  shtylla e kombit dhe e shtetit tëRepublikës së Kosovës, andaj po u përgjërohem sa  prej  toke në qiell, mos u bëni vegël e një  personi pa ndjenja  kombëtare, i cili për fatin e keq  të këtij kombi,  duke koketuar me oligarkë të partive politike, që nga  viti 2014 deri me sot, Kosovën e kanë shndërruar në ferr. Te  nderuarakolege dhe kolegë, kjo është letra e tretë apo e katërt, me të cilën i drejtohem  z.  Rrahman Jasharit, oligarkut dhe pazargjiut të regjur   me forcat e errëta antikombëtare, me të cilat kam kërkuar të ndalojë  turrin e tij satanik, shkatërrues dhe antikombëtarë ndaj  sistemit të edukimit dhe të  arsimit tëKosovës, ndaj  shtetit të Kosovës , si dhe  ndaj të ardhmes  së qytetarëve të këtij vendi  dhe të këtij kombi të  shenjtë. Nuk kam  shpresë se ai do të ndërrojë, andaj  më ka mbetur e vetmja  shpresë që t’u lusë kolege  dhe kolegë të nderuar që tëmos e ndiqni rrugën e tij  të demonizuar, meqë në te  nuk   gjasa të ndodhë   ekzorcizmi, sepse  është  tepër vonë pasi i ka  rreth 63 vjet, andaj  nëse jeni  në grevë  ndërprenë  menjëherëgrevën, që të mos turpëroheni  dhe që t’u gjykojë historia.

Mos ia ktheni  buzëqeshjen   dhe shpresën  Vuçiqit, se  Kosova  “vërtetë është Serbi!”

Nga  vitin 2014, duke u  bërë pjesë e pazareve elektorale me partitë në pushtet, z.  Rrahman Jashari ka  arritur  që sistemin e edukimit dhe të arsimit ta instrumentalizojë për qëllime partiake,  formimin   e pushteteve të cilat  arsimin  e konsideronin  dhe  e shfrytëzonin për  mbajtjen e pushtetit, për nepotizëm, për zhvatje dhe  korrupsion.  Mbështetja e partive politike dhe  e  udhëheqësve të tyre,  si dhe të  disa mediumeve e kanë fuqizuar z. Rrahman  Jasharin, aq shumë,sa ky tani  veten e konsideron si të shenjtë, të pa cenueshëm, sa edhe  kryeministrin e tashëm  e thërret në  duel elektoral,duke  e  nëpërkëmbur vullneti e mbi 51 % të elektoratit, i cili  si asnjëherë më parë manifestoi vullnetin politik për ndryshim të qeverisjes shtetërore. Pozicioni i tashëm  i këtij antikombëtari, ka marr përmasa aq të mëdha, sa   po mendon se do ta rrëzojë  Qeverinë  Kurti  me disa  kolegët pazargji të opozitës,  sindikatat tjera , OVL-n, me  çka  do   ta gëzonin tej mase  Serbinë, ndërsa  Vuçiqit do t’i kthehej lumturia,  buzëqeshja dhe shpresa, sepse  kapitullimin në luftën e viteve1999 - 1999, me  UÇK-ën  legjendare dhe me  NATO-n, nëpaqe pasive,  do të kthejë ne  fitore,   duke e  aneksuar edhe  herën e katërt  Kosovën, apo duke ia marrë 30 % të territorit. Më 25 gusht 2020, i pash   kritikat ndaj kryeministrit  Albin Kurti, nga  opozita, KDLNj, dhe  aty këtu nga  ndonjë  opinionist, analist dhe  avokat injorantë. 

Me grevë cenohet interesi  publik dhe  ndëshkohen rëndë përjetësisht  mbi 300  fëmijë,  nxënës dhe studentë të Kosovës

Me vjen keq, por duhet të jem i hapur, të gjitha ata  te  cilët janë në grevë dhe të  gjitha ata  të cilët kritikojnë vendimin   e Qeverisë së  Kosovës, që tua ndalin  të ardhurat   atyre që janëne grevë e kanë gjithë ditën gabim, sepse me   shantazhet  dhe   kushtëzimet me të cilat  cenohet interesi publik, atakohet e ardhmja e këtij vendi,  duke i lënë gjeneratat e reja tëparalizuara, të cilat do të jenë inferiore, të palumtura   me  astanikët e tyre perëndimor  dhe të vendeve të  zhvilluara,bëhet paradoksale  të financohen  ata  të cilët për interesa  meskine   apo  injorancë atakojnë drejtpërdrejti shtetin eRepublikës së  Kosovës dhe të ardhmen e qytetarëve të saj .  Me veprimtarinë e SBASHKU-ut antikombëtar, dhe të gjithëatyre  që i mbështesin këtë grevë  në kohën  kur  Kosova  gjendet  para një  situate dramatike  nga   veprimtaria e  xhelatëve   terrorist serbë, të  përkrahur    edhe  nga armiqtëtanë shekullor siç është Rusia  nazifashiste, nuk mund të  kualifikohet ndryshe,  vetëm se si tradhti kombëtare. 

Me  atavizma të kaluarës,  Kosova dhe kombi shqiptar nuk mund të mbijetojnë

Atavizmat e vjetër, që janë produkt   i sistemeve  edukative dhe arsimore pa substancë patriotike siç janë: provincializmi,  mentaliteti  fisnor, përçarja, vasaliteti, naiviteti apo mungesa e mendimit kritik, patriotizmi folklorik, shkalla e  ulët e aspiracionit, përkatësisht  kënaqja me   pak etj., kanë bërë që si komb të jemi  në këtë gjendje të cilën jemi, andaj kombit tonë nuk i duhen grevat  me të cilat  atakohen interesatnacionale  strategjike të këtij komb, por  uniteti,  vendosmëria për të mbrojtur  integritetin territorial, dinjitetin shtetëror dhe kombëtarë, qoftë  e nevojshme  me martirizim e jo me greva,  inferioritet, përulje,    prandaj ndalimi  i pagave  është për ata  të cilët dëmtojnë interesin publik   dhe nacional  në këtë kohëështë e detyrim atdhetar, sepse  jemi  në kohën kur siç thoshte  Shekspiri i  madh “Të jesh apo të mos jesh “ . Ndalimi i pagave  për ata  që rrezikojnë kombin dhe shtetin  është ndëshkimi minimal.  Ky  është  detyrim kushtetues për tëmbrojtur  interesat e shteti dhe të kombit. Kosova sot ështëpara një gjendje të jashtëzakonshme për  shkak të  veprimevetë drejta të Qeverisë, e cila  tani nuk po kërkon asgjë tjetër  por vetëm që të mbrohet  integriteti territorial i garantuar edhe  me Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, të  Rezolutës 1244 dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës , sepse   Serbia  dhe  krimineli  Aleksandër  Vuçiq, haptas  pjesën veriore  po e trajton  si territor të Serbisë, ku nuk mund tëfuten forcat  sigurisë dhe ku nuk mund të zbatohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës. E them minimal sepse  organizatorët e grevës  do të duhej  të..

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".