Sindikalistët nuk duhet ta marrin rolin e shantazhuesit kundër shtetit!

Sindikalistët nuk duhet ta marrin rolin e shantazhuesit kundër shtetit!
Sindikalistët nuk duhet ta marrin rolin e shantazhuesit kundër shtetit!

Dr. Hysni Aliu

  • 02 September 2022 - 10:52

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Derisa  edhe në kohën e okupimit të Serbisë mësimi nëpër shkollat tona nuk u ndal, dhe atëbotë mësimdhënësit punonin edhe pa kompensim material, sot  22 vite pas lufte, në Kosovën e pavarur, krye sindikalistët duke vepruar tërësisht politikisht, ua cenojnë nxënësve të Kosovës të drejtën themelore për mësim. Derisa në Ukrainë përkundër luftës, nxënësit shkojnë në shkollë, dhe mësuesit kryejnë detyrën e tyre të shenjtë, në Kosovë, krye sindikalistët janë shndërruar në shatazhues të shtetit e lypsar parash, sjellje dhe veprim që nuk i kanë lënë Qeverisë së Kosovës hapësirë për lëshim pe. 

Të shndërrohet një detyrë e shenjtë në një mision dezintegrues për shtetin e mision lypsari, kjo ndodh vetëm tek ne shqiptarët. Vendimi i Qeverisë Kurti dhe ministrit Murati, për të mos paguar për ditët e grevës punëtorët pjesëmarrës në to, ka qenë për mendimin tim vendim i zorit, vendim që ka ardhur si rrjedhojë e tendencës së sindikalistëve dhe opozitës që po bashkëpunojnë me ta që të shantazhohet shteti. Të njëjtët krye sindikalistë që nga opozita e tanishme  u përvetësuan sa ishin në pushtet, dhe paraja ishte ajo që dirigjonte veprimin dhe votën e tyre, të njëjtit po tentojnë që pikërisht me shantazhe për para ta  dirigjojnë dhe nënshtrojnë punën e Qeverisë Kurti. 

Pra, thënë më drejtë, mos pagesa për grevistët, është një STOP i madh për shantazhin  me haraçin që opozita dhe sindikalistët po tentojnë ta përdorin  si vegël për ta devijuar qeverisjen e z. Kurti. Nëse i analizoni  çdo muaj të kësaj qeverie,  nuk mund ta gjesh as një javë të vetme ku ose opozita ose sindikalistët  nuk kanë parashtruar  ndonjë kërkesë që ndërlidhet me paranë, pra ose kanë kërkua 100 euro, ose 30 euro, ose parat e trustit ose heqjen e TVSH së, ose pagesën e faktuarve të rrymës, e nëse këto gjëra  janë plotësuar, nga opozita ka pasuar sulme ndaj qeverisë, se përse bëtë kompensime e se bëtë këtë apo atë.

Pra diç thotë fjala popullore ” hyp se t vrave e zdryp se të vrava”. E gjendur para një situate të këtillë, ku shantazhet kriminale nuk ndaleshin, por vetëm shtoheshin, e sa u plotësohej një kërkesë vinte tjetra, qeveria e vërejti që  këta njerëz që si shërbejnë Kosovës duhet ndalur, dhe duhet refuzuar kërkesat e tyre. Unë ju bëj thirrje vendeve mike të kuintit, që  tua bëjnë me dije këtyre krye sindikalistëve,  pore posaçërisht mentorëve të tyre në opozitë, që destabilizimi i kësaj qeverisje do të thotë rrënim i paqes në Ballkan dhe favorizim për Rusinë, pikërisht në kohën kur po pritet të bëhen hapa konkret në zhbllokimin e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, andaj kjo nuk do të lejohet. 

Departamenti i shtetit duhet të shqyrtoj listën e individëve që po punojnë edhe sot për rrënimin e paqes në Kosovë dhe Ballkan, e asi individësh ka edhe në Kosovë dhe këta të vendosen në listën e zezë  të Departamentit të Shtetit. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".