Vizita e z. Rama dhe e z. Abazoviq në Beograd në kohë të gabuar dhe kundër Kosovës
Muhamet Kelmendi
Shkruan: ANALISTI –Muhamet Kelmendi
Takimi në Beograd në mes katër përfaqësueseve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, e ku morri pjesë Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama dhe Kryeministri në ikje i Malit te Zi, z. Dritan Avazoviq, mu me datën 01. shtator, atëherë kur hyri në fuqi marrëveshja e lëvizës së lirë midis Kosovës dhe Serbisë, pas tensioneve dhe të kërcënimeve të shtetit serb ndaj Kosovës, është e dëmshme, jo në kohë adekuate dhe kundër politikës sovrane të Kosovës. Ky është një akt i pa paramenduar dhe analizuar nga të dy kryeministrat.
Pjesëmarrja në takim, në emër të "Ballkanit të Hapur" , kundruall gjendjes në kufi me Serbinë, tregon, për të mos konkluduar diçka tjetër, një papjekuri të z. Rama dhe të z. Abazoviq. Me takimin e tillë iu dha përkrahje de-fakto kriminelit Vuçiq në raport me Kosovën. Z. Rama dhe z. Abazoviq treguan se nuk qëndrojnë përkrah Kosovës. Për të dytë ka rëndësi gjoja puna e bashkëpunimit midis shteteve, kundruall, siç u shprehen: "përcaktimeve të ulëta nacionaliste".
Qëndrimi i tillë dëmton shumë pozitën e Kosovës në raport me BE dhe me Serbinë. Takimi i jep të drejtë shtetit kriminal serb që kurrë nuk hoqi dorë nga pushtimi, në qëndrime dhe në kërcënime ushtarake ndaj Kosovës. Tregon se gjoja Kosova është e mbyllur dhe me orientim nacionalist. Kështu nga z. Rama dhe z. Abazoviç në Beograd iu dha përkrahja kriminelit Vuçiq. Nga takimi në Beograd të Serbisë iu dha një goditje e ashpër politikës së pavarësisë, të sovranitetit dhe të integritetit territorial të Kosovës. U tregua se marrëveshja për qarkullim të lirë, që hyri në fuqi më 01. shtator dhe, ajo që zgjatë dy muaj, targat e automjeteve, nuk është kushtetuese. Kështu iu dha një goditje e rëndë Kosovës.
Me Beograd u tregua se Kosova është nacionaliste, anti bashkëpunimit ndërshtetëror dhe edhe kundër hapjes. Thjeshtë: Tërë përgjegjësia për gjendjen në kufi dhe për tensionet iu ngarkuan Kosovës. Nuk dihet se çka është si qëllimi tjetër. Një gjë dihet, fakti se tërheqja e kufijve dhe ndarja e Kosovës nuk është hequr nga tryeza e dialogut. Sa do të arrihet, mbetet të shihet, kuptohet në Uashington.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".