Sillen me plotë papërgjegjësi, të gjithë kryeprokurorët dhe kryetarët e gjykatave deri ne Supreme marrin paga e pensione marramendëse!

Sillen me plotë papërgjegjësi, të gjithë  kryeprokurorët dhe kryetarët e gjykatave deri ne Supreme marrin paga e pensione marramendëse!
Sillen me plotë papërgjegjësi, të gjithë  kryeprokurorët dhe kryetarët e gjykatave deri ne Supreme marrin paga e pensione marramendëse!

Hasan Preteni

  • 04 September 2022 - 09:33

Shkruan: ANALISTI–Hasan Preteni

Qeveria duhet me emergjencë të veproi në ndryshimin e bazës ligjore me të cilat veprojnë prokurorët dhe gjyqtarët.Kryeministri gaboi rëndë kur vendimin për rritje pagash, nga Ramush Haradinaj, e anuloi vetëm pjesërisht, mbetën pagat e larta e të pa merituara për prokurorët dhe gjyqtarët.Një prokurorë-gjyqtar, sot në Kosovë merr pagë më të lartë se presidentja, i merr më shumë se 3000 euro. I merr nga puna në sistemin e drejtësisë, po ku mbesin edhe pagat e kompensimet tjera nga angazhimet në punët dytësore, per kinse mësimdhënie dhe angazhime tjera.

- Nuk ka zyrtarë në Republikën e Kosovës që marrin paga mëtë pa merituara se 200 prokurorët dhe 400 gjyqtarët që janë në sistem.Të jeni prokuror apo gjyqtar në një vend ku nuk ju njehe askush, ky është tmerri.Njohuria nuk kupton njohjen familjare por njohjen nga qytetarët. Qytetari të njeh nëse e ke zbuluar një rast apo e ke gjykuar një rast ne respekt e zbatim te ligjit.Shkruaj zero zero. Qeveria po vepron mirë që po paralajmëronti ndalë pagat e grevistëve por gjithashtu duhet ndalur edhe paga dhe kompensimet e grevistëve në heshtje. Këta nuk thonë se jemi në grevë por shkojnë në punë dhe nuk punojnë asgjë! Të gjithë ish kryeprokurorët dhe ish kryetarët e gjykatave supreme marrin paga e pensione marramendëse. Gëzojnë privilegje me automjete, vozitës, zyre dhe privilegje tjera dhe jo për një periudhë por sa të jenë gjallë.Rrahman Jashari nuk ka fare të drejtë por kur krahasohet me këta matrapaz, atëherë ka të “ drejtë”!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".