BE-ja me përforcime të reja për dinamizmin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

BE-ja me përforcime të reja për dinamizmin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Hajrullah Tërnava

  • 08 September 2022 - 18:57

Shkruan: ANALISTI–Hajrullah Tërnava

 

Rrethanat në të cilat tani po zhvillohen këto bisedime në mes Kosovës dhe Serbisë, një proces dialogu rreth njohjeve reciproke, të cilat po i ndërmjetëson faktori ndërkombëtar e që deri më tani ishin vetëm dy ndërmjetësues si Mirosllav Lajçak dhe Borel, nga tash e tutje atyre do t’iu bashkëngjiten dy këshilltar të sapo emëruar të Gjermanisë dhe Francës të cilët për të qenë më aktiv në  dialog do ta vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin me 9 shtator.

 

Nga këto angazhim të reja të përforcuara të BE-së për vazhdim të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, po vërehet serioziteti i përpjekjeve që të arrihen marrëveshje të reja në kuadër të bisedimeve të radhës që faktori ndërkombëtar po i ndërmjetëson, dhe po angazhohet që të vjen deri te njohja reciproke, duke i shfrytëzuar këto rrethana që janë imponuar tani edhe nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës. Të gjitha gjasat për një zgjidhje pozitive  sepse është edhe momenti që do të arrijnë ti japin shtytje të re dinamike vetë ndërmjetësit dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Është pozitiv fakti që kemi një përkushtim plus nga anëtarët e përforcuar të ekipit për dialog, të deleguar nga BE-ja që do të qëndrojnë në të dyja venet me 9 shtator, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i shoqëruar nga dy këshilltarë të sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për dialogun, do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin më 9 shtator. Qëllim i vizitës është “të eksplorohen opsionet për përparimin në dialog”, ka njoftuar zyrtarisht zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ai ka thënë se gjatë vizitës janë të planifikuara takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftuan të shtunën se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, proces i cili i është besuar të  dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian Mirosllav Lajçak. Në këtë ekip do të jenë edhe dy këshilltarët e politikës së jashtme dhe sigurisë, z.Jens Plötner, i deleguar i kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe  z.Emmanuel Bonne, i deleguar special i presidentit francez Emanuel Macron. Bashkëpunimi i palës kosovare me të deleguarit e BE-së në dialog me Serbinë është shumë i sinqertë sepse këtë e ka deklaruar edhe  Kryeministri Albin Kurti, i cili e ka mirëpritur këtë angazhim të përforcuar në ekipin për dialog nga ana e BE-së duke besuar që gjithçka do të shkon në drejtim të bindjes së shtetit serb për njohjen e pavarësisë së Kosovës, sidomos tash pas hapit të parë pozitiv që është bërë me lirinë e lëvizjes dhe njohjen reciproke të dokumenteve të udhëtimit. Ditëve në vijim do të shihen qëndrimet dhe angazhimi i ndërkombëtarëve kur tani numri i tyre është shtuar në ndërmjetësimin e bisedimeve, prandaj edhe shpresat e qytetarëve tani janë se megjithatë edhe mbas këtyre bisedimeve maratonike do të vjen deri te rezultatet pozitive që tani e në të ardhmen edhe këtyre dy shteteve në fjalë të hapen dyert drejtë BE-së në rrugëtim të përbashkët.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".