Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës në skanerin e ligjit Vetting!

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës në skanerin e ligjit Vetting!
Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës në skanerin e ligjit Vetting!

Dardan Grapci

  • 09 September 2022 - 18:12

Shkruan: ANALISTI–Dardan Grapci

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para disa ditëve ka deklaruar qe dokumentacionet për Ligjin e Vettingut i ka marre dhe qe se shpejti pritet edhe votimi PRO për zyrtarizimin e këtij Vettingu. Me votimin e Vettingut të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët do të hetohen që nga marrja e mandatit deri në ditët e sotme.

 


Duke qenë që Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Këshillit nuk kanë dashur që të jenë transparent, unë mendoj që ka ardhur koha që këto të dyjat të riformohen duke i larguar nga puna të gjithë ata që kanë treguar deri tash rezultatin e dobët dhe kanë refuzuar transparencën, për ti. punësuar Prokurorët dhe Gjyqtarët e ri, sepse vetëm me riformimin e tyre, ato do të këndellet. Besimi tek gjyqësori nuk ka humbur vetëm në vitin 2015 apo këto kohëve të fundit, besimin e kanë humbur thuajse për 17 vite, dhe çfarë besimi mund të presin qeveritarët dhe prokuror nga?

 

 Raportimet e fshehura nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial duhet të ndalohen dhe të publikohen e të lexohen nga të gjithë, si dhe të publikohen në media. 
Vetëm me publikimin e këtyre raporteve, qytetarët do të kuptojnë se në çfarë gjendje ka kaluar Kosova dhe individët e pafajshëm, kurse do ta kuptojnë që kriminelët duke ju dhënë rryshfet
gjyqtarëve dhe prokurorëve janë lënë të lirë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".