“Ballkani i Hapur”, apo mini Jugosllavia e ideatorëve fanatik radikal Rama Vuçiq

“Ballkani i Hapur”, apo mini Jugosllavia e ideatorëve fanatik radikal Rama Vuçiq
“Ballkani i Hapur”, apo mini Jugosllavia e ideatorëve fanatik radikal Rama Vuçiq

Skender Mulliqi

  • 12 September 2022 - 11:54

Shkruan: ANALISTI: Skënder Mulliqi

Kryeministri i Shqipërisë, po krijon “terren” gjithnjë e më shumë marrëdhënieve të mira më Serbinë , e  presidentit, Aleksandër Vuçiqit. Ky i dyti është duke e shfrytëzuar  mundësinë e idesë të Ballkanit të Hapur, të  formojë një mini Jugosllavi. Duhet thënë së këtë ide të Open Ballkanit për çudi bukur shumë janë duke e përkrahë BE-ja dhe Amerika. Serbia Ballkanin e Hapur po e shikon si mundësi që përmes dialogut më Kosovën, t’ia arrin qëllimit të implementimit të Asociacionit më kompetenca ekzekutive. Ky është hapi i parë. Hapi i dytë i menduar nga Serbia është që edhe pse ka rënë qeveria proserbe e Dritan Abazoviqit, të sjellë në vjeshtë në pushtet një regjim proserb të ri në Mal të Zi. Serbët bukur shumë përmes Republika Srpska , kanë arritur shkallë të lartë të vetëvendosjes në Bosnje. Sigurisht që po vendosët një rend i ri botëror,më luftën e cila po zhvillohet në Ukrainë, ku Rusia bëri invazion ushtarak atje. Duke e shfrytëzuar mirë përkrahjen e Edi Ramës më Ballkan të Hapur, serbët po përdorin  gjeostrategji nën mëngë për ti arritur qëllimet strategjike në rajon. Serbia po bënë përpjekje për të gjetur një formulë politike , më metoda te vjetra të veprimit për krijimin e një Unioni të Shteteve Ballkanike,  këtu nuk hynë Kroacia dhe Sllovenia. Ky union e këtyre shteteve do të vendoste një regjim autoritar, më Serbinë në krye. Këto synime të Serbisë nuk është vështirë të kuptohen nga bashkësia ndërkombëtare, duke për ta  hedhur poshtë idenë për Ballkan të Hapur, ku po fshihen  mirë edhe  bota serbe dhe bota ruse. Mini shengeni siç po e quajnë disa nuk fsheh idenë prapë sipas disave për Shqipëri të Madhe , dhe Serbi të Madhe, po fsheh idenë e një Jugosllavie të re. Vuqiq ka shprehur haptazi apetitet për të qenë lider i Ballkanit. Kjo është  nisma e Serbisë dhe të Shqipërisë, të Edi Ramës. Këto ide shoviniste serbe , nuk janë të tolerueshme për rajonin e veçmas për Kosovën. Nuk jemi pavarësuar më luftë, për të rënë  në kushte të paqes, në një okupim të ri përmes idesë kamufluese të Ballkanit të Hapur. Me ide të tilla  shoviniste dhe më kërcënime më luftë nga Serbia dhe Rusia, nuk arrihet paqja në Ballkan. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".